Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 71.52 ▲0.27%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,895 ▲ +0.73% ETH $2,062 ▲ +0.88% XRP $1.3127 ▲ +0.13% SOL $80.0000 ▲ +1.02%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Bota

Marrëveshja BE-Britani, Cameron: Status special për vendin

Marrëveshja e arritur ndërmjet David Cameron dhe udhëheqësve europianë është përshendetur nga britanikët, pasi vendi mori një status “special” në Union.

Pas një maratone bisedimesh në Bruksel, shefi i Londrës duket se arriti qëllimin e tij, të bindte liderët e tjerë për të hartuar një marrëveshje e cila zgjat për një periudhë 7-vjeçare dhe përfshin ndryshimin e traktateve të BE-së.

“Më në fund marrëveshja u arrit. Për një periudhë kohe ne e kemi nxjerrë Britaninë jashtë një Europe që po bëhet gjithnjë e më e ngushtë. Britania nuk do të jetë kurrë pjesë e një Europe të përqëndruar. Falënderoj të gjithë liderët për qetësinë e treguar, vullnetin dhe asistencën e tyre”, u shpreh Cameron.

Marrëveshja bazohet ne politikat financiare dhe sovranitetin e shtetit anglez. Pikat kyçe te saj janë kufizimi në përfitimin e të ardhurave të emigrantëve në Britani, bashkimi sa më i ngushtë i bllokut europian nuk do të përfshijë Anglinë, pra thënë më shkurt vendi do të fitojë një lloj autonomie nga blloku, e po ashtu pakti siguron një tregti të drejtë e të lirshme për bizneset britanike të cilat nuk do të përballen me “diskriminim” se janë jashtë Eurozonës.

Tashmë kryeministri David Cameron do të bëjë fushatë të vendosur për të mbajtur Mbretërinë e Bashkuar brenda Unionit në referendumin e qershorit, ku do i duhet të përballet edhe me parlamentarët që jane pro një “Brexit”.

Statusi special i Londrës në Union u përshendet edhe nga presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian, Donald Tusk.

E ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh se kjo marrëveshje kërkoi “shumë gatishmëri për të arritur në një kompromis”, por se kompromiset e tilla tha ajo, justifikojnë edhe lodhjen për shkak se qëndrimi i Britanisë brenda Unionit është ajo që ka një rëndësi të veçantë për ta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.