☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,590 ▲0.95%
DOW 46,734 ▲0.85%
NASDAQ 21,900 ▲1.43%
NAFTA 98.73 ▼2.61%
ARI 4,791 ▲2.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,556 ▲ +2.39% ETH $2,129 ▲ +3.27% XRP $1.3545 ▲ +2.51% SOL $83.3300 ▲ +2.75%
S&P 500 6,590 ▲0.95 % DOW 46,734 ▲0.85 % NASDAQ 21,900 ▲1.43 % NAFTA 98.73 ▼2.61 % ARI 4,791 ▲2.4 % S&P 500 6,590 ▲0.95 % DOW 46,734 ▲0.85 % NASDAQ 21,900 ▲1.43 % NAFTA 98.73 ▼2.61 % ARI 4,791 ▲2.4 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Marrëveshja Shqipëri-Katar për transportin detar, Balluku: Nxit tërheqjen e kompanive për investime

“Shqipëria ka një marrëveshje në fushën e transportit ajror me shtetin e Katarit dhe thellimi i bashkëpunimeve midis dy vendeve është në interes mjaft të madh për vendin tonë”, tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë seancës së sotme parlamentare lidhur me ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Katarit për transportin detar.

Balluku theksoi se “shteti i Katarit është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë për gazin natyror të lëngëzuar dhe duke patur në konsideratë që jemi duke punuar për gazifikimin e vendit një nga fushat e bashkëpunimit të ardhshëm mund të jetë edhe në sektorin e hidrokarbureve”.

“Marrëveshje të tilla lehtësuese mund të nxisin tërheqjen e kompanive të gazit të Katarit për të investuar në infrastrukturën dhe importin e përdorimit të gazit natyror në Shqipëri”, u shpreh Balluku.

Ajo shtoi se, “sikundër transporti rrugor dhe ai ajror, transporti detar efikas dhe me kosto të ulët luan një rol thelbësor në zhvillimin dhe rritjen e qëndrueshme të vendeve, veçanërisht atyre në zhvillim siç është dhe Shqipëria”.

“Ftoj të gjithë të miratojnë projektligjin për “Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Katarit për transportin detar”, pasi transporti detar është shtylla e tregtisë globale dhe nëpërmjet marrëveshjeve të tilla krijohen lehtësira për mbarëvajtjen dhe maksimizimin e përfitimeve prej tij”, përfundoi ministrja Balluku.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.