☁️
Tiranë 9°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 98.70 ▲3.39%
ARI 4,839 ▼1.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,138 ▼ -3.91% ETH $2,199 ▼ -5.3% XRP $1.4615 ▼ -3.77% SOL $89.9800 ▼ -5.06%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.70 ▲3.39 % ARI 4,839 ▼1.17 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.70 ▲3.39 % ARI 4,839 ▼1.17 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
19 Mar 2026
Breaking
Kronika

Masa mbrojtëse ndaj importit të qumështit UHT

Në mjediset e MZHETTS u mblodh sot Komisioni për Vlerësimin e Masave për Importet. Tema e këtij takimi ishte diskutimi mbi fillimin e një procedure hetimore për vendosjen e masave mbrojtëse ndaj importit të qumështit UHT (Ultra High Temperature) me qëllim mbrojtjen e prodhuesve vendas në këtë sektor.
Anëtarët e Komisionit u njohën me një prezantim nga Drejtoria e Mbështetjes së Sipërmarrjes në MZHETTS, lidhur me kërkesën e sektorit të Industrisë së përpunimit të qumështit, ku analiza për vlerësimin e dëmit që i bëhet industrisë vendase nga importi i qumështit UHT u bazua në disa faktorë:
1- Vëllimi i importeve, i cili ka pësuar një rritje të konsiderueshme prej 34 % nw periudhën 2011-2016
2- Çmimin e importeve që ka ardhur duke u ulur nga viti në vit
3- Ndikimin e importeve te prodhuesit vendas. Konstatohet se në Shqipëri prodhohet një sasi e konsiderueshme qumështi pwr rreth 1.1 mln tonë në vit nga e cila vetëm 11.106 ton konvertohet në qumësht UHT.
4- Ndikimi që kanë skemat subvencionuese në këtë sektor në vendet e rajonit krahasuar me vendin tonë.

Pas diskutimeve, Komisioni ra dakord që të nisë një procedurë hetimore për vendosjen e masave mbrojtëse ndaj importeve të qumështit UHT, ku do të informohen dhe gjithë palët në këtë proces.

Në takim u kërkua që në mbledhjet e ardhshme të ketë pjesëmarrje si vëzhgues edhe nga INSTAT dhe Drejtoria e Ndihmëse Shtetërore.
Ky komision ka si qëllim të adresojë gjithë problematikat që hasen në fushën e importeve mes vendit tonë dhe vendeve të tjera si dhe marrjen e masave mbrojtëse për industrinë prodhuese vendase nga praktikat e importeve të dumpuara apo të subvencionuara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.