☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 102.65 ▲2.53%
ARI 4,748 ▼1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $67,384 ▼ -0.79% ETH $2,108 ▲ +0.59% XRP $1.3283 ▼ -0.65% SOL $79.6800 ▼ -4.05%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 102.65 ▲2.53 % ARI 4,748 ▼1.34 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 102.65 ▲2.53 % ARI 4,748 ▼1.34 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kronika

Mashtrimi me TVSH, Gjykata liron ish-kreun e Tatimeve, Prokuroria: Vendim absurd, kërkuam 14 vjet

Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu ish-kreun e Tatimeve, Ismail Muça, i cili së bashku me 7 ish-funksionarë të tjetër të Drejtorisë së Tatimeve ishte vënë nën akuzën për falsifikim të dokumenteve dhe krijimit të një skeme të pastër mashtrimi me TVSH-në nga e cila kishin përfituar rreth 6 mln euro.
Pas këtij vendimi ka reaguar menjëherë prokuroria sipas të cilës ky është një vendim tërësisht absurd, duke qenë se është vërtetuar se Muça ishte personi kyç i kësaj skeme mashtrimi, pasi urdhëronte kontrollin mbi subjektet fantazmë, niste procedurën e rimbursimit, e miratonte dhe në fund urdhëronte me akte të veçanta kalimin e shumës nga thesari i shtetit tek kompanitë. Prokuroria kishte kërkuar 14 vjet burg për Muçën.

Skema e mashtrimit me TVSH
Nga kontrolli i ushtruar nga Auditi i Brendshëm në Ministrinë e Financave për periudhën qershor-tetor 2013 janë gjetur shkelje të rënda në procedurat e rimbursimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, në 11 raste me pasojë vjedhjen në shuma të mëdha. Shuma e vjedhjes së shkaktuar është 515 455 275 lekë dhe në të ishin përfshirë ish-drejtori Rajonal Tatimor i Tiranës, Ismail Muça, ish-drejtoresha e Kontrollit Tatimor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë, dy ish përgjegjës të Sektorit të Kontrollit Tatimor në këtë Drejtori si dhe tre inspektorë kontrolli.
Drejtoria e Tatimeve kishte zbardhur edhe skemën me anë të së cilës janë marrë nga buxheti i shtetit qindra milionë lekë. Burimet bëjnë të ditur se ekzistojnë kompani që janë regjistruar në Kinë dhe rezulton sikur sjellin në Shqipëri mallra, të cilat në fakt nuk ekzistojnë, por janë vetëm të faturuara, pasi kalon procesin e zhdoganimit pa paguar TVSH-në për këtë lloj malli sepse nuk mund të paguash për një mall që nuk e ke, këtë “mall” ia shet një kompanie tjetër, pjesë e grupit edhe kjo. Sipas të njëjtave burime, mësohet se kompania në këtë rast e blen mallin me TVSH dhe më pas po me TVSH ia shet një biznesi tjetër. Biznesi i fundit e rieksporton të njëjtën faturë duke vjelë kështu tatimin mbi vlerën e shtuar edhe në doganë edhe në tatime.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.