☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,608 ▲1.22%
DOW 46,772 ▲0.93%
NASDAQ 21,976 ▲1.79%
NAFTA 99.43 ▼1.92%
ARI 4,820 ▲3.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,625 ▲ +0.56% ETH $2,148 ▲ +1.66% XRP $1.3594 ▲ +1.31% SOL $85.5700 ▲ +2.85%
S&P 500 6,608 ▲1.22 % DOW 46,772 ▲0.93 % NASDAQ 21,976 ▲1.79 % NAFTA 99.43 ▼1.92 % ARI 4,820 ▲3.03 % S&P 500 6,608 ▲1.22 % DOW 46,772 ▲0.93 % NASDAQ 21,976 ▲1.79 % NAFTA 99.43 ▼1.92 % ARI 4,820 ▲3.03 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Mbështetje rritjes ekonomike dhe stabilitetit të çmimeve, Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën e interesit për lekun

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, duke reflektuar qasje të kujdesshme në kushtet e një ekonomie që vijon të rritet, por edhe të një ambienti të jashtëm të pasigurt.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në konferencën për shtyp pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës, tha se normat e interesit të depozitës njëditore dhe të kredisë njëditore për lekun në Bankën e Shqipërisë mbeten përkatësisht në nivelet 1,5% dhe 3,5%.

Sejko theksoi se vendimi vjen në një kohë kur ekonomia shqiptare paraqet një ecuri pozitive.

“Aktiviteti ekonomik ka vijuar zgjerimin, ndërsa punësimi dhe pagat në sektorin privat jobujqësor janë rritur. Inflacioni mbetet në nivele të ulëta dhe tregjet financiare paraqiten të qëndrueshme, ndërkohë që kredia për sektorin privat vijon të rritet me ritme solide”, u shpreh Sejko.

Sipas tij, politika monetare aktuale ka krijuar kushte të përshtatshme për mbështetjen e rritjes ekonomike dhe për kthimin gradual të inflacionit në objektiv.

“Në skenarin bazë, këto tendenca pritet të vijojnë edhe në periudhën në vijim. Ekonomia shqiptare parashikohet të ruajë ritme të qëndrueshme rritjeje gjatë dy viteve të ardhshme, ndërsa inflacioni pritet të kthehet në objektiv gjatë vitit 2026”, tha Sejko.

Guvernatori vuri në dukje se, zhvillimet në arenën ndërkombëtare, veçanërisht tensionet në Lindjen e Mesme, mbeten një burim i rëndësishëm rreziku për perspektivën ekonomike. Për këtë arsye, theksi ai, Banka e Shqipërisë do të vijojë të ndjekë me vëmendje zhvillimet globale dhe të jetë i gatshëm të ndërhyjë nëse do të jetë e nevojshme.

Mbajtja e pandryshuar e normës së interesit synon të ruajë balancën midis mbështetjes së rritjes ekonomike dhe garantimit të stabilitetit të çmimeve në vend.

/e.xh/r.e/j.p/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.