🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 90.51 ▲2.7%
ARI 4,427 ▲0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $71,309 ▲ +1.44% ETH $2,172 ▲ +1.36% XRP $1.4227 ▲ +0.55% SOL $91.9500 ▲ +2.84%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.51 ▲2.7 % ARI 4,427 ▲0.45 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.51 ▲2.7 % ARI 4,427 ▲0.45 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Politika

“Mbetjet”, Blushi: Si po negociohet për 71 vota, Rilindja ka frikë nga kazanët

Deputeti Ben Blushi, kreu i partisë “LIBRA”, teksa kujton se dekreti i Presidenti Nishani që rrëzon importin e mbetjeve nuk shkon as nesër në Kuvend, akuzon Rilindjen se po negocion për disa vota, që të arrijnë 71.

Në një postim në Facebook, Blushi shkruan se “Ata kanë shumë frikë ta votojnë, kanë po aq frikë ta rrëzojnë. Rilindja ka frikë nga kazanët, LSI ka frikë nga Rilindja. Në fakt kanë frikë nga e njëjta gjë”.

Postimi i Blushit

PËR IMPORTIN E MBETJEVE

Dekreti i Presidentit që rrëzon ligjin e importit të mbetjeve nuk vjen as nesër në parlament sic ishte parashikuar.

Rilindja dhe LSI duan ta shtyjnë sepse nuk kanë votat. Po negociojnë disa vende pune derisa të bëhen 71 në Kuvend. Ju kisha thënë miqve ambjentalistë të mos kenë shpresë tek ata që premtuan se do ta rrëzojnë ligjin.

Çfarë partie! Kanë shumë frikë ta votojnë, kanë po aq frikë ta rrëzojnë. Rilindja ka frikë nga kazanët, LSI ka frikë nga Rilindja. Në fakt kanë frikë nga e njëjta gjë.

Megjithatë edhe kaq është një fitore e vogël: ligj për importin e mbetjeve nuk ka! Ose më saktë importi i mbetjeve lejohet, pa ligj, vetëm në një pjesë të territorit të vendit: në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.