Kronika
Mbetjet, Manjani: Pse u lejua importi kur ligji e ndalon?
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ndërhyrë në debatin për mbetjet e ndaluara që dyshohet se kanë hyrë në Shqipëri.
Duke marrë përgjigjen e Doganave që kanë deklaruar se në vendin tonë kanë hyrë goma të përdorura, Manjani në reagim në Twitter shkruan se pse u lejua importi i tyre kur ligji e ndalon.
“Kanë hyrë mbetje të ndaluara në Shqipëri! Goma të përdorura- thotë Dogana! Ta zëmë se janë goma, pse u lejua Importi kur ligji e ndalon?!”, shkruan Manjani në Twitter.