☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,604 ▲1.16%
DOW 46,787 ▲0.96%
NASDAQ 21,956 ▲1.69%
NAFTA 99.97 ▼1.39%
ARI 4,812 ▲2.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,880 ▲ +2.87% ETH $2,135 ▲ +3.53% XRP $1.3572 ▲ +2.83% SOL $83.6000 ▲ +3.01%
S&P 500 6,604 ▲1.16 % DOW 46,787 ▲0.96 % NASDAQ 21,956 ▲1.69 % NAFTA 99.97 ▼1.39 % ARI 4,812 ▲2.84 % S&P 500 6,604 ▲1.16 % DOW 46,787 ▲0.96 % NASDAQ 21,956 ▲1.69 % NAFTA 99.97 ▼1.39 % ARI 4,812 ▲2.84 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kosova

Mbi 200 milionë euro investime nga Serbia në Kosovë

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka njoftuar se është përgatitur plani i investimeve të projekteve në 10 komunat me shumicë serbe në Kosovë pas vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiq. Investimet më të mëdha do të bëhen për të punësuarit në arsim e në shëndetësi (71 milionë euro), për vendbanimin “Lugina e Diellit” (25 milionë euro), për “Trepçën” (13 milionë euro), për QS (10 milionë euro), për ujësjellësin (6 milionë euro)..

Vizita e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Kosovë javën që shkoi dhe premtimet e tij për investime në të gjitha fushat në komunat me shumicë serbe në Kosovë kanë rezultuar me hartimin e një plani të Zyrës Serbe për Kosovën për mbështetjen e projekteve që janë duke u realizuar ose që do të realizohen në komunat me shumicë serbe e të cilat do ta përbëjnë Asociacionin e Komunave Serbe (Zajednica), që pritet të formohet së shpejti.

Autoritetet serbe flasin për qindra milionë euro, të cilat Qeveria e Serbisë do t’i investojë në Kosovë, në komunat me shumicë serbe, të shumtën në katër komunat veriore.
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka njoftuar se është duke u përgatitur plani i investimeve të një mori projekteve në 10 komunat me shumicë serbe në Kosovë pas vizitës dhe premtimeve të presidentit serb Aleksandër Vuçiq, ndërkohë këtë e ka konfirmuar dhe e ka komentuar edhe nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.