☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.31 ▼1.74%
ARI 3,910 ▲0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,357 ▲ +1.06% ETH $2,277 ▲ +0.93% XRP $1.2525 ▲ +0.02% SOL $94.6100 ▼ -0.89%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.31 ▼1.74 % ARI 3,910 ▲0.28 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.31 ▼1.74 % ARI 3,910 ▲0.28 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
02 Nën 2026
Breaking
Kronika

Mbi 6 mijë rrënjë ulliri shekullorë të djegur nga zjarri! Përmirësohet situata me flakët në Himarë, banorët apelojnë

Normalizohet situata nga zjarret në zonën e Himarës (5 shtator), por dëmet dhe problemet mbeten.

Situata në Himarë është qetësuar pas zjarrit që shpërtheu mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, në kodrat përreth qytetit.

E favorizuar nga erërat e forta dhe temperaturat e larta, flakët u përhapën me shpejtësi, duke rrezikuar banesa, hotele dhe sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe përmasave të zjarrit, zjarrfikësit e Himarës kërkuan ndihmën e forcave nga bashki të tjera të vendit. Në terren u angazhuan rreth 300 forca si zjarrfikëse, ashtu dhe Forcat e Armatosura.

Sipas banorëve të zonës, dëmet janë të konsiderueshme. Mbi 6 mijë rrënjë ullinj shekullorë janë përfshirë nga flakët, ndërsa janë dëmtuar edhe gjashtë banesa, tre prej të cilave ishin të braktisura.

Banorët e Himarës e kanë cilësuar situatën si një prej zjarreve më të mëdha të parë në këtë zonë gjatë dekadave të fundit.

Nënkryetari i Bashkisë Himarë, Pervin Gjikuria, i cili ka ndjekur nga afër operacionin për izolimin e flakëve, flet për momentet e vështira qe kaloje Bashkia e Himarës mbrëmjen e djeshme, informon TCH.

Falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe Forcave të Armatosura, zjarri është izoluar dhe situata është qetësuar, por strukturat vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri.

Rreziku mbetet ende i pranishëm, pasi vatrat e nxehta, trungjet e ullinjve të djegur dhe humusi mund të favorizojnë riaktivizimin e flakëve.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të tregohen të kujdesshëm, ndërsa forcat në terren vijojnë monitorimin e zonës për të shmangur çdo rindezje të mundshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.