☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,842 ▲ +0.16% ETH $2,260 ▲ +0.24% XRP $1.2496 ▼ -0.17% SOL $94.6500 ▼ -1.7%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Ministri i Drejtësisë konferencë për shtyp për pagat e magjistratëve: Do zgjidhet me ligj në Kuvend

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar pas vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë për rritjen e pagave, duke deklaruar se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve është i detyrueshëm.

Gogu tha se problematika lidhet me mungesën e bazës ligjore për formulën e pagës së magjistratëve, pasi kjo formulë është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas ministrit, në kushtet kur mungon autorizimi ligjor, Ministria e Financave nuk mund të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ai theksoi se ky boshllëk do të plotësohet në Kuvend gjatë sesionit të ri parlamentar.

“Paraja publike është para e qytetarëve, jo e qeverisë. Çdo qindarkë e buxhetit të shtetit duhet të ketë autorizim ligjor për t’u shpenzuar”, u shpreh Gogu.

Ministri i Drejtësisë nënvizoi se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk mund të negociohen apo relativizohen dhe se ato janë të detyrueshme për çdo institucion.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të zbatueshme, janë të detyrueshme për t’u zbatuar, nuk negociohen, nuk relativizohen”, tha ai.

Gogu mohoi që situata aktuale të jetë krijuar për shkak të një përplasjeje mbi nivelin e pagave, duke e lidhur atë me boshllëkun ligjor.

“Nuk kemi arritur këtu se dikush kërkoi më shumë dhe dikush kërkoi më pak. Kemi arritur sepse na mungon baza ligjore për formulën e pagës së magjistratit”, deklaroi ministri.

Ai paralajmëroi se ndryshimet e nevojshme do të adresohen në Kuvend në nisje të sesionit të ri parlamentar, duke theksuar se zgjidhja nuk duhet të kërkohet përmes përplasjes mes institucioneve.

“Zgjidhja nuk është që institucionet të përplasen, por zgjidhja është në Kuvend, në ditët në vijim”, u shpreh Gogu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.