🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,112 ▲ +0.57% ETH $2,050 ▲ +0.05% XRP $1.3102 ▼ -0.8% SOL $80.0700 ▲ +0.91%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kronika

Mbifaturimi nga UKT, shkarkohet drejtori. UKT: Gabim në IT, njerëzor ose i qëllimshëm

aa“Asnjë qindarkë nuk do paguhet mbi atë që është shpenzuar. Jo vetëm kaq, por personat që kanë përgjegjësi dhe që kanë marrë vendime të tilla ose kanë dhënë urdhra të tilla në dëm të qytetarëve, do të mbajnë përgjegjësi”, është shprehur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Pas këtij paralajmërimi është mbledhur bordi i Asamblesë së Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, i cili shkarkoi nga detyra drejtorin e UKT-së, Neritan Gjojdeshi, si dhe emëroi në vend të tij zotin Redi Molla.
Më herët, ish-drejtori u përpoq të shpjegonte çështjen e mbifaturimeve me një gabim në sistemin e IT-së, apo komplot kundër tij.
“Ju sigurojmë se faturimi nga faturuesit e UKT-së në këto zona është bërë korrekt. Problemi qëndron në sistemin e IT-së. Ndërhyrja në këtë sistem mund të jetë gabim njerëzor, por mund të jetë edhe një ndërhyrje e qëllimshme. Mund të ketë prapavijë politike, ose mund të jetë kryer për të goditur ekipin e ri drejtues të ndërmarrjes”, tha Neritan Gjojdeshi, drejtor i Përgjithshëm i UKT-së.
Faturat abuzive janë anuluar dhe qytetarët do të kenë faturat e reja, me leximin real të sasisë së ujit të konsumuar, me të cilat do të kryejnë edhe pagesën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.