Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 71.52 ▲0.27%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,743 ▲ +0.49% ETH $2,047 ▲ +0.3% XRP $1.3164 ▲ +2.22% SOL $79.7900 ▲ +2.24%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Politika

Mbledhje e përbashkët mes dy qeverive: 13 marrëveshjet e nënshkruara mes Shqipërisë e Kosovës

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës nënshkruan sot në Tiranë 13 marrëveshje bashkëpunimi në disa fusha, nisur nga bashkëpunimi ekonomik, e deri te marrëveshjet për bashkëpunim kulturor, në arsim e shëndetësi.
U nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Infrastrukturës të Republikës së Kosovës mbi bashkëpunimin në fushën e transportit hekurudhor.

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj dhe ministrja për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Meliza Haradinaj Stublla nënshkruan marrëveshjen për vlerësimin e krijimit të fondit të përbashkët në mbështetje të Luginës së Preshevës.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Agim Veliu nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë në raste fatkeqësish natyrore dhe fatkeqësive të tjera.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe homologu nga Kosova, Agim Veliu nënshkruan protokollin për ndryshim dhe shtesë në marrëveshjen për bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e sigurisë.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Hykmete Bajrami nënshkruan protokollin ndryshues të marrëveshjes së bashkëpunimit për shmangien e tatimit të dyfishtë lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin dhe për parandalimin e evazionit fiskal.

Denaj po ashtu nënshkroi me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica marrëveshjen për bashkëpunim për mobilitetin në punë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi nënshkruan memorandumin për bashkëpunim në krijimin e korridorit dixhital 5G, dhe lehtësimin e lëvizjes në të ardhmen.

Në fushën e arsimit ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi dhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Vlora Dumoshi nënshkruan memorandumin për bashkëpunim për themelimin e ligës së përbashkët të basketbollit ndërmjet dy Federatave të Basketbollit.

Ministrja Evis Kushi së bashku me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj nënshkruan edhe memorandumin për bashkëpunim për platformën e përbashkët dixhitale të arsimit parauniversitar.

Në fushën e kulturës, ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, Vlora Dumushi nënshkruan marrëveshjen për krijimin e kalendarit të përbashkët kulturor vjetor, si dhe marrëveshjen për bashkëprodhim të filmit.

Në fushën e shëndetësisë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj nënshkruan protokollin shtesë të marrëveshjes së bashkëpunimit në përballje me COVID-19.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.