🌧️
Tiranë 15°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 94.98 ▲2.73%
ARI 5,023 ▲0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $73,709 ▼ -0.21% ETH $2,314 ▲ +1.5% XRP $1.5033 ▲ +1.84% SOL $93.2900 ▼ -0.53%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 94.98 ▲2.73 % ARI 5,023 ▲0.41 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 94.98 ▲2.73 % ARI 5,023 ▲0.41 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Kronika

Mblidhet komiteti Anti-Trafik për Tiranën, Vorpsi: Fokusi ynë, shtresat në nevojë

Prefekti i Qarkut Tiranë, Sadi Vorpsi, mblodhi sot në një tryezë të përbashkët Komitetin Rajonal Antitrafik.

Në takimin ku merrnin pjesë drejtues të drejtorive rajonale dhe kryetarët e njësive vendore të qarkut, Vorpsi theksoi se situata e krijuar kohët e fundit lidhur me ikjen masive te shqiptarëve me shpresën e një azili politik në vendet e BE, megjithëse nuk e kategorizon Qarkun e Tiranës si problematik, duhet të na vejë alarm për të parandaluar shfrytëzimin dhe trafikimin e qenieve njerëzore nga një grup përfituesish që luajnë me shpresat e njerëzve.

Sipas tij, puna e KRAT Tirana është përqendruar kryesisht tek shtresat në nevojë, me probleme socio – ekonomike, të cilat janë më të ekspozuara ndaj këtij fenomeni.Prefekti Sadi Vorpsi Zv.Ministrja Elona Gjebrea KRAT Tirana (3)

“Roli i njësive të qeverisjes vendore në bashkëpunim  të ngushtë  me të gjitha institucionet dhe organizatat aktive, do të sjellë rezultate  pozitive  duke parandaluar  përhapjen e këtij fenomeni dhe njëkohësisht duke ofruar siguri dhe mbështetje ligjore ndaj personave që ndihen të rrezikuar nga ky fenomen” – theksoi Prefekti Sadi Vorpsi.

Prefekti Sadi Vorpsi Zv.Ministrja Elona Gjebrea KRAT Tirana (1) KRAT synon  afrimin gjithmonë e më shumë ndaj familjeve në nevojë, grupeve apo personave dhe në çdo kohë praninë mbrojtëse dhe sigururese, si dhe informacionin se cila prej strukturave shtetërore është në dispozicion të tyre,  për t’u garantuar dinjitetin, paprekshmërinë dhe barazinë njerëzore.

Komiteti Rajonal Antitrafik i Qarkut Tiranë ka hartuar një plan pune, ku parashikohet bashkërendimi i të gjitha veprimeve antitrafik, që kjo luftë të mos mbesë vetëm në kornizën e anëtarëve të komitetit, por të përfshijë brenda saj të gjitha strukturat e organeve të qeverisjes vendore, siç janë bashkitë, komunat dhe njësitë bashkiake.
Në fund të takimit, Prefekti i Qarkut Tiranë, Sadi Vorpsi, shprehu gatishmërinë e institucionit që ai drejton për tu angazhuar në vazhdimësi dhe për të ruajtur bashkëpunimin mes institucioneve dhe komunitetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.