☁️
Tiranë 7°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 85.86 ▼1.14%
ARI 4,125 ▲0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,757 ▼ -0.04% ETH $2,121 ▼ -0.77% XRP $1.0924 ▼ -1.08% SOL $85.9800 ▼ -1.55%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.86 ▼1.14 % ARI 4,125 ▲0.25 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.86 ▼1.14 % ARI 4,125 ▲0.25 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Finalizohet operacioni “Synimi”: Sekuestrohen 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin “Synimi” duke arrestuar në flagrancë shtetasin U.M që transportonte armë dhe municione, i cili dyshohet se i kishte marrë në fshatin Shëngjergj me qëllim shitjen në Tiranë për përdorim në ngjarje kriminale.

Gjatë operacionit me qëllim identifikimin dhe arrestimin e menjëhershëm të shtetasve të përfshirë në transportim dhe shitje të armëve shpërthyese dhe armëve të zjarrit, shtetasi U. M., 46 vjeç, banues në Tiranë u kap në flagrancë në rrugën e fshatit Shëngjergj dhe nga kontrolli i kryer në automjetin që drejtonte, u gjetën 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Armët dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe celularin e të arrestuarit.

Policia bën gjithashtu të ditur se hetimi vijon me qëllim identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale ndërsa materialet tashmë i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.