☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,592 ▲0.97%
DOW 46,758 ▲0.9%
NASDAQ 21,904 ▲1.45%
NAFTA 99.17 ▼2.18%
ARI 4,798 ▲2.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,510 ▲ +1.88% ETH $2,125 ▲ +2.39% XRP $1.3518 ▲ +1.86% SOL $83.2200 ▲ +1.99%
S&P 500 6,592 ▲0.97 % DOW 46,758 ▲0.9 % NASDAQ 21,904 ▲1.45 % NAFTA 99.17 ▼2.18 % ARI 4,798 ▲2.54 % S&P 500 6,592 ▲0.97 % DOW 46,758 ▲0.9 % NASDAQ 21,904 ▲1.45 % NAFTA 99.17 ▼2.18 % ARI 4,798 ▲2.54 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Sporti

Mbyllet java e pestë, udhëheq Vllaznia!

Vllaznia vijon të ruajë kreun e renditjes, pas fitores 7-0 ndaj Partizanit që arriti në shtëpi të shtunën. Shkodranet dominuan sfidën, teksa goli i parë i sfidës erdhi nga lojtarja e Partizanit, Beqiraga, e cila gaboi dhe kaloi në avantazh Vllazninë në minutën e 30-të. Doçi dhe Patterson u kujdesën të realizonin edbe dy gola të tjerë gjatë pjesës së parë, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës shkodranet shënuan edhe katër gola të tjerë me Esi Lufon, e cila realizon dy gola, Megi Doçin e Klaudia Borcin.

Sakaq, Apolonia mori një fitore të rëndësishme në shtëpi, pasi mposhti me shifrat e thella 7-0 Teutën. Troka ishte pa dyshim protagonistja e kësaj sfide, me 5 gola të shënuar, katër prej të cilëve në pjesën e parë. Rrugën e rrjetës e gjetën edhe Hamonikaj e Levenaj, teksa kjo fitore që vlen tre pikë i rendit fieraket në vendin e tretë me 12 pikë, po aq sa Tirana, që në këtë javë të pestë kishte përballë Laçin.

Vajzat bardheblu arritën të siguronin tre pikë të rëndësishme pas triumfit 5-2 kundër Laçit. Kryeqytetaset kaluan që në tre minutat e para në avantazh të dyfishtë me Cokën, ndërsa në pjesën e parë realizon edhe Kodra. Fabiola Caka ngushton shifrat në minutën e 43-të, teksa në fraksionin e dytë, Ago realizon edhe dy herë të tjera për Tiranën. Laçjanet gjejnë edhe golin e dytë me Iris Armokun, por kjo nuk ndryshon asgjë, me ndeshjen që përfundon me shifrat 5-2.

Sakaq, këtë të diel janë luajtur edhe dy sfida të tjera të javës së pestë. Kukësi mundi me rezultatin e thellë 9-0 Skënderbeun, me pesë gola të realizuar nga Rosela Vasa. Rrjetën e gjeti dy herë edhe Matilda Tanushi, si edhe Prendi e Rrotaj. Një tre pikësh shumë i rëndësishëm ky për kuksianet që ngjiten tashmë në vendin e pestë.

Edhe Kinostudio arriti të marrë një fitore të rendesishme në shtëpi kundër Lushnjes. Kryeqytetaset triumfuan me rezultatin 8-0, duke e zgjidhur ndeshjen që në pjesën e parë, që përfundoi me shifrat 3-0. Sakaq, në pjesën e dytë të lojës, Kinostudio gjeti edhe pesë herë të tjera rrjetën, duke siguruar kështu tre pikë mjaft të vlefshme.

Ndeshjet e javës së pestë në kampionatin e vajzave:

Vllaznia – Partizani 7-0

Apolonia -KF Teuta 7-0

Kukësi – Skënderbeu 9-0

Tirana – KF Laçi 5-2

Kinostudio – Lushnja 8-0

 

Renditja pas javës së pestë:

Vllaznia 15 pikë

Tirana 12 pikë

Apolonia 12 pikë

Kinostudio 9 pikë

Kukësi 6 pikë

Partizani 3 pikë

Teuta 3 pikë

Skënderbeu 3 pikë

Lushnja 0 pikë

KF Laçi 0 pikë

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.