roze

Me kë përqafohet Rita?

Rita Ora filloi ditën e Shën Valentinit me një mashkull që besohet të jetë i dashuri i saj, por e mbylli ditën nën përqafimin e një tjetri.

Ajo dukej shumë e lumtur dhe e relaksuar të dielën pasdite kur kaloi pak kohë me atë që besohet të jetë i dashuri i ri Yoni Loham, i cili e çoi këngëtaren në një drekë romantike në Los Angeles.

“Rita dhe Yoni po kalojnë shumë mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Të gjtihë thonë se ata janë lidhur, por është shumë shpejtë për këtë gjë”, tha një i besuar i Ritës.

Megjithatë, Yoni nuk shihej gjëkundi kur Rita u takua me një mashkull misterioz në festën e Mark Ronson në Beverly Hills. Të dy dukeshin shumë të afërt me njër-tjetrin kur u përqafuan.

Gjithsesi, Rita aktualisht është në mes të një lufte ndërmjet “X factor” dhe “The Voice”, pasi të dy spektaklet e talentëve duan që ta kenë atë në juri dhe përderisa Rita nuk mund t’i ketë të dyja duhet të marrë një vendim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button