Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,619 ▲ +0.03% ETH $2,057 ▲ +0.31% XRP $1.3189 ▲ +0.27% SOL $79.3200 ▲ +0.11%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kronika

Medalje për atasheut ushtarak të SHBA në Tiranë, Palph B. Shield

nnMinistrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, i ka akorduar medaljen “Për shërbime të veçanta” atasheut ushtarak të SHBA në Tiranë, kapiten i Rangut të Dytë (CDE) Ralph B. Shield, i cili këto ditë përfundon mandatin e tij dhe largohet nga vendi ynë. Ministrja e Mbrojtjes Kodheli i dorëzoi ushtarakut të lartë amerikan medaljen “Për shërbime të veçanta”, me motivacion: “Për kontributin e dhënë nëpërmjet punës së tij si atashe ushtarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në drejtim të forcimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes midis Republikës së Shqipërisë dhe SHBA”.

Me këtë rast, zonja Kodheli, duke vlerësuar punën dhe kontributin e atasheut ushtarak të SHBA në Tiranë, u shpreh: “Shpresoj që shërbimi në Shqipëri është një nga aktivitetet më mbresëlënëse të jetës së komandant Ralph Shield, jo vetëm për shkak të marrëdhënies së suksesshme, të rezultateve që kishim, por edhe për shkak të shoqërisë që morëm dhe tejçuam tek ai. Jam e sigurt që Shqipëria është një nga vendet më të bukura që komandanti ka qenë ndonjëherë. Në emër të Ministrisë dhe FA, i uroj shumë fat dhe suksese në karrierën e tij dhe shpresoj që ai të vijë sërish një ditë këtu me më shumë yje në xhaketën e tij”, – tha ministrja Kodheli.

Gjithashtu, ministrja Kodheli ka uruar edhe kapiten i Rangut të Dytë Samuel G. Wartell, i cili ka marrë detyrën e atasheut të ri ushtarak të SHBA në Shqipëri.
Ndërsa kapiten i Rangut të Dytë Ralph B. Shield, pasi falënderoi ministren Kodheli për vlerësimin që i bën punës dhe kontributit të tij në Shqipëri, u shpreh se, ka qenë një nder dhe privilegj të shërbej këtu si atashe ushtarak. Njëkohësisht, ai shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e ngushtë me drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm dhe ushtarakët shqiptarë në të gjitha operacionet në të cilat kemi qenë të aftë të drejtojmë së bashku. ”Që kur mora detyrën e atasheut ushtarak ka pasur një bashkëpunim shumë të ngushtë mes SHBA dhe Shqipërisë dhe besoj kjo për meritë të shqiptarëve dhe të gjithë juve personalisht”, – tha ai.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast në Ministrinë e Mbrojtjes ishin të pranishëm: zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, drejtorë drejtorish dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm etj

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.