Politika

Media greke zbulon prapaskenat për detin: Greqia t’i bëjë Ramës një ofertë që s’do ta refuzojë

Takimi i kryeministrit Rama me Erdogan para se të merrte pjesë në forumin e organizuar nga The Economist në Greqi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave greke.
Gazetari Stavros Tzimas ka publikuar një shkrim në median e njohur greke, “Kathimerini” ku flitet për qëndrimet e Ramës në përplasjen Turqi-Greqi.

Takimi ‘misterioz’ sipas medias greke do të marrë shpjegim nga qëndrimi që do të mbajë Shqipëria në negociatat për detin me Greqinë.

Burime diplomatike i kanë thënë “Kathimerinit” se Greqia do të bëjë një ofertë për detin, që Rama nuk do mundet ta refuzojë edhe duke marrë në konsideratë akuzat ndaj Ramës nga opozita dhe presidenti për ‘shitjen e detit’.

Shkrimi i plotë:

Të Premten, mëngjesin e 11 Shtatorit, Edi Rama inspektoi ndërtimin e disa shtëpive në Tiranë, që u shkatërruan pas tërmetit të 26 nëntorit dhe në mesditë ai u pa duke hipur në një avion privat në drejtim të panjohur, raporton kathimerini. Në orën 5 të pasdites, një kanal televiziv njoftoi se Rama ishte larguar me urgjencë për t’u takuar me Erdogan. Pas lajmit se ai ishte larguar për t’u takuar me Erdogan në një vizitë jo zyrtare, qendra e vëmendjes në Shqipëri ishte pikërisht ky takim i papritur.

Sidoqoftë, mediat greke dhanë lajmin se Rama do të vizitonte Athinën të Martën, në 16 Shtator për të folur në konferencën e The Economist dhe gjithashtu do të takohej me Kyriakos Mitsotakis, për të folur rreth situatës politike dhe diplomatike, i cili ishte qëllimi i vërtetë i vizitës së tij.

“Kufiri i Erdogan”
Shumica kanë menduar se vizita do të ishte “kufiri” që supozohej të vendosej nga “vëllai i madh” Erdogan, në funksion të diskutimeve me udhëheqësit grek për shënjimin e zonave detare. Disa menduan se Erdogan do të dërgonte Ramën si ndërmjetës për t’i dhënë një mesazh Mitsotakis kur të takohej në Athinë.

Rama gjatë konferencës tha se ishte krenar për miqësinë e tij me Erdogan dhe në emër të presidentit turk tha se ai i donte grekët.
Vizita, sigurisht që nuk e bën udhëheqësin shqiptar “të dyshimtë” nga pala greke. Anulimi i marrëveshjes për caktimin e kufijve të EEZ midis dy vendeve në 2009, mbart gjurmë nga ana e Turqisë dhe tani kjo është çështja e para që do të diskutohet në agjendën greko-shqiptare. Tonet e ashpra të Erdogan kundrejt Ramës në rezidencën e tij, disa orë para se të udhëtonte në Athinë, kanë ngritur dyshime nëse ishin vërtet “këshilla” nga ana e presidentit turk.

Dora Bakojanis ia përplasi në fytyrë Ramës, duke i thënë gjatë konferencës “ne e dimë se Turqia ishte kundër marrëveshjes” dhe ish-Kryeministri Sali Berisha, kur u pyet nëse Turqia ndikoi në vendimin e anulimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2009, tha: Absolutisht. Nuk ka dyshime. Njëqind per qind”.

Admirali turk tashmë në pension Xhihad Yaiçi, një mbështetës i doktrinës “Blue Homeland”, gjatë një intervistë për një gazetë lokale qershorin e kaluar tha se Ankaraja kishte ndërhyrë për të anuluar marrëveshjen, “duke paralajmëruar” se Greqia po mashtron”.
Edi Rama, gjatë konferencës e mohoi faktin se Turqia kishte ndërhyrë në anulimin e marrëveshjes së vitit 2009, duke pretenduar se ai ka bërë thirrje për ta çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese për shkak të presionit nga “super-patriotët” në vendin e tij, të cilët e akuzonin se “deti po u shitet grekëve”.

“Misteret e Marmarasë” mund të zgjidhen me fillimin e dialogut Athinë- Tiranë për zonat detare, gjithashtu do të verifikohet nëse palës shqiptare i është vendosur një kufi nga Erdogan, kryesisht në çështjet e ishujve ( Othonoi, Erikousa) dhe ishujt shkëmbor pranë Korfuzit, të cilat janë pika kyçe e diskutimeve. A mund të fillojnë menjëherë bisedimet për EEZ? Rama tha se “herët ose vonë do të arrijmë një pikëpamje të përbashkët mbi zonat detare” dhe sugjeroi që çështjet të zgjidhen ose me ndihmën e vendeve të treta ose në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Sidoqoftë, Shqipëria ka hyrë në fazën e zgjedhjeve që pritet të jenë me 25 Prill dhe klima politike është tashmë shpërthyese, sidomos pas njoftimit të Athinës për të zgjatur me 12 milje ujërat territoriale. A do të guxojë Rama të diskutojë një çështje kaq të nxehtë në prag të zgjedhjeve kur e gjithë opozita dhe Presidenti Meta e akuzojnë atë se po përgatitet të “shesë detin”, domethënë të tradhtojë vendin?

Sipas një burimi nga një diplomatik i lartë grek, të cilit “K” i bëri pyetjen se: “propozimi ynë do të jetë i tillë aq sa do të jetë shumë e vështirë ta refuzosh atë” dhe tha se pavarësisht se Shqipëria ndodhet në një situatë të zjarrtë elektorale diskutimet mund të fillojnë.

Pikënisja
Ai refuzoi të fliste, nëse ata do t’i referoheshin marrëveshjes së vitit 2009, në bisedimet e bëra gjatë mandatit të Ministrit të Jashtëm Tsipras, dhe mandatit të Ministrit Kotzia dhe Bushati, ose për të filluar një “tabula rasa”. Kryeministri Rama tha nga podiumi i Economist se “ne kemi një bashkëpunim strategjik me Greqinë dhe Turqinë” dhe se ai nuk mendon se Shqipëria “është midis një çekiçi dhe një hekuri”.

Pjesërisht, ai nuk po gabon në atë çfarë ka deklaruar, pasi Greqia dhe Turqia nuk po “luftojnë” në korridoret e Korfuzit, megjithëse përcaktimi i zonave detare të Greqisë dhe Shqipërisë mund të ndikojë gjithashtu në Kastellorizo për sa i përket ndikimit të ishujve Liliputian atje. Por sidoqoftë, i takon të vendosë nëse do të veprojë në kontekstin e solidaritetit të përbashkët europian ose të veprojë në bazë të interesave të një vendi të tretë, jo-europian që kërcënon një shtet anëtar.

Me fjalë të tjera, ai nuk mund të kërkojë, të bashkohet me BE-në. dhe në të njëjtën kohë të jetë në përputhje me politikat e Turqisë ,që Europa e Bashkuar aktualisht po kundërshton në Egje dhe në Mesdheun Lindor. Populli shqiptar parashikon se e ardhmja e tij do të jetë Europa e Bashkuar, dhe jo një model i llojit të Erdogan, dhe as një “Blue Homeland” neo-Osman, të cilin, siç deklaroi ai gjatë një vizite në Tiranë, kufijtë do të arrijnë deri në brigjet e Adriatikut, përfshirë Shqipërinë!

Mbi të gjitha, është vetë Rama ai që ka marrë përsipër barrën e udhëheqjes së vendit të tij për në BE dhe në fakt pret të caktohet një datë për fillimin e negociatave me miratimin dhe ndihmën e Greqisë. Prandaj, ai nuk mund të shkelë në dy “anije” që projektojnë deklarata pompoze të tilla si “ne jemi në bashkëpunim strategjik me Greqinë dhe Turqinë”. Në një moment, ai do të përballet me dilemën “e Europës së Bashkuar të Erdoganit ose me Turqinë?” dhe do të duhet të vendosë se anën e kujt do duhet të mbajë. Është e kuptueshme që Athina, e cila ka në duar letrën e fortë europiane, duhet të marrë parasysh dhe të respektojë interesat e saj kombëtarë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button