☁️
Tiranë 9°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,815 ▼ -0.18% ETH $2,239 ▼ -0.2% XRP $1.1631 ▼ -1.53% SOL $89.6700 ▼ -0.65%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
08 Nën 2026
Breaking
roze

Meghan Markle shfaqet për herë të parë në Britani pas rikthimit

Meghan Markle është parë për herë të parë në Britaninë e Madhe që prej zhvendosjes së saj me bashkëshortin, Princ Harry. Dukesha e Sussex-it u fotografua duke pirë çaj në Soho Farmhouse, një resort ekskluziv në zonën e Cotswolds.

Sipas Page Six, 45-vjeçarja Meghan Markle u pa të premten në shoqërinë e një gruaje, e cila dukej se ishte një tjetër nënë, në ambientet e Soho Farmhouse, një klub privat i frekuentuar nga personazhe të njohura.

Dalja konsiderohet veçanërisht domethënëse pasi është hera e parë që Markle shfaqet publikisht në Mbretërinë e Bashkuar që prej rikthimit atje me Princ Harry-n.

“Duket se ka filluar të shoqërohet dhe të dalë më shumë”, tha një burim për Page Six, duke shtuar se “shumë prej nënave shkojnë në Soho Farmhouse për t’u çlodhur dhe për të kaluar kohë në fund të javës”.

Resorti luksoz shtrihet në rreth 100 hektarë dhe ofron një spa, 40 kabina për akomodim, si dhe një pishinë të brendshme dhe të jashtme. Zona është e preferuar edhe nga emra të njohur të showbiz-it, mes tyre David dhe Victoria Beckham, si dhe Paul McCartney.

Shfaqja e Meghan në Cotswolds ka rikthyer gjithashtu spekulimet se çifti mund të jetë duke kërkuar një shtëpi në këtë zonë luksoze të Anglisë.

Sipas raportimeve të mëparshme, Princ Harry e njeh mirë Cotswolds-in, pasi ka kaluar një pjesë të fëmijërisë së tij në këtë zonë.

“Një mik i Harry-t më tha në fillim të këtij viti se ai do të shkonte për të parë shtëpi dhe se mund të kërkonte në Cotswolds, pranë Highgrove”, deklaroi në gusht komentatori mbretëror Tom Sykes, duke iu referuar rezidencës së Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla.

Sipas tij, kjo është një zonë që Harry e njeh mirë dhe ku ka kujtime të lumtura nga fëmijëria, kur jetonte me të atin dhe vëllain e tij, Princ William.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.