☁️
Tiranë 9°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,815 ▼ -0.18% ETH $2,239 ▼ -0.2% XRP $1.1631 ▼ -1.53% SOL $89.6700 ▼ -0.65%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
08 Nën 2026
Breaking
roze

Pas “shuplakës” së Will Smith, Chris Rock zbulon kushtin për rikthimin në Oscars

Chris Rock ka zbuluar se nuk ka ndërmend të rikthehet në ceremoninë e çmimeve Oscars, përveçse nëse një ditë do të jetë vetë i nominuar për një çmim.

“Unë nuk jam i nominuar. E vetmja mënyrë që do të shkoj përsëri është nëse nominohem, dhe nuk do të nominohem”, tha komediani 61-vjeçar në një intervistë për Variety.

“Dhe kjo është në rregull. Do të merremi me këtë nëse ndodh. Le të kemi pritshmëri realiste”, shtoi Rock.

Rock, i cili ka drejtuar ceremoninë e Oscars në vitet 2005 dhe 2016, nuk është rikthyer në event që prej incidentit famëkeq të vitit 2022, kur aktori Will Smith e goditi në skenë.

Ngjarja ndodhi pasi Rock bëri një batutë për Jada Pinkett Smith, e cila prej vitesh ka folur publikisht për problemet me alopecinë. Pak çaste më vonë, Smith u ngjit në skenë dhe e goditi Rock-un. Pavarësisht incidentit, Smith fitoi më vonë atë mbrëmje çmimin Oscar për aktorin më të mirë për rolin në filmin King Richard.

Pas ngjarjes, Smith u përjashtua nga ceremonitë e Oscars dhe aktivitetet e Akademisë për një periudhë 10-vjeçare. Rock, ndërkohë, nuk është shfaqur më në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

I pyetur për incidentin, katër vite më vonë, Rock tha se do të dëshironte që gjithçka të mos kishte ndodhur. Megjithatë, komediani nuk dëshironte që vëmendja e intervistës të përqendrohej te konflikti me Smith-in. Ai theksoi se nuk donte të largonte vëmendjen nga aktorja Rosalind Eleazar dhe performanca e saj në filmin e tij të ri, Misty Green.

“Është një botë e çmendur. Kalojmë pranë njerëzve të pastrehë. Ka gjithë llojet e gjërave që po ndodhin tani. Unë të kem një ditë të keqe nuk është gjëja më e madhe – nuk është aq e rëndësishme”, tha Rock.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.