⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,742 ▼ -0.01% ETH $2,237 ▲ +0.39% XRP $1.1581 ▼ -2.48% SOL $89.5200 ▼ -1.15%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

OSLO – Dron pranë avionit të Zelenskyt, kryeministri norvegjez zbulon incidentin

OSLO, 9 shtator /ATSH-DPA/ – Avioni me të cilin po udhëtonte presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky drejt Oslos mësohet se është përballur me një situatë të rrezikshme, pasi një dron ishte pranë tij gjatë fluturimit, bëri të ditur sot kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store.

Incidenti dyshohet se ka ndodhur dje në mbrëmje, ndërsa Zelensky po udhëtonte nga Moldavia drejt kryeqytetit norvegjez për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të mbretit të ndjerë Harald V.

“Ky është realiteti në të cilin ai gjendet”, tha Store, sipas transmetuesit norvegjez NRK.

Kryeministri norvegjez nuk dha detaje të tjera mbi incidentin.

Autoritetet ukrainase dhe vetë Zelensky nuk kanë komentuar deri tani mbi ngjarjen.

Sipas Store, gjatë takimit sot në mëngjes, presidenti ukrainas i kishte thënë se nuk kishte bërë një gjumë të mirë gjatë natës.

Situata ishte veçanërisht dramatike, pasi Zelensky kishte qëndruar në telefon duke marrë raporte të vazhdueshme mbi sulmet me raketa në Ukrainë.

Ndërkohë, Instituti për Studimin e Luftës (ISW) raportoi se një dron rus kishte fluturuar dje për rreth një orë në hapësirën ajrore të Moldavisë dhe Rumanisë.

Sipas ISW, ministritë e Mbrojtjes të Moldavisë dhe Rumanisë thanë se një dron “Shahed” kishte hyrë në hapësirën ajrore moldave nga Ukraina, kishte vazhduar drejt Rumanisë dhe më pas ishte kthyer në Moldavi, ku përfundimisht u rrëzua.

Megjithatë, nuk është konfirmuar nëse bëhet fjalë për të njëjtin dron që përmendi kryeministri Store.

Për momentin, rrethanat e sakta të incidentit dhe distanca nga avioni i Zelenskyt mbeten të paqarta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.