☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.35 ▼0.22%
ARI 4,507 ▼3.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $77,419 ▼ -3.28% ETH $2,428 ▼ -3.08% XRP $1.3798 ▼ -4.95% SOL $103.8500 ▼ -4.65%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.35 ▼0.22 % ARI 4,507 ▼3.36 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.35 ▼0.22 % ARI 4,507 ▼3.36 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Rajoni

Merkel kërkon nga Vuçiq që Serbia të arrijë marrëveshje me Kosovën

Deutsche Welle: Kancelarja gjermane Angela Merkel priti presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Presidenti serb tha se Serbia është e gatshme për një zgjidhje me Kosovën, nëse të dyja palët humbin diçka.

Kancelarja gjermane Angela Merkel pohon se Gjermania vazhdon ta mbështesë Serbinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Por Merkel e paralajmëroi Beogradin se në këtë rrugë duhet të zgjidhë problemin e raporteve me Kosovën. “Negociatat e anëtarësimit mund të jenë të suksesshme nëse vazhdojnë reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe normalizohen marrëdhëniet me Kosovën. Me Kosovën duhet të ketë marrëveshje kontraktuale”, theksoi Merkel duke shtuar se Gjermania nuk do të ndërmarrë ndonjë iniciativë në këtë drejtim.

Gjermania është një prej vendeve të cilat kanë kërkuar edhe hapur që Serbia ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe që në kuadër të procesit të dialogut në Bruksel, të nënshkruhet një marrëveshje gjithpërfshirëse dhe juridike për normalizimin e raporteve me Kosovën. Marrëveshja për normalizimin e raporteve me Kosovën është paraqitur në Bruksel si një prej kushteve kryesore për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Kancelarja Merkel theksoi se Gjermania e mbështet “perspektivën evropiane” të Serbisë. Ajo kërkoi edhe vazhdimin e luftës kundër korrupsionit si dhe reformave në këtë vend.

Vuçiq flet për problemet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pohon se nga kancelarja Merkel nuk i ka fshehur as problemet me të cilat po përballet Serbia. “Nuk kam fshehur nga kancelarja Merkel problemet me të cilat po ballafaqohemi. Serbia është gati për një zgjidhje me anë të së cilës të dyja palët humbasin diçka. Serbia nuk mund të jetë humbësja e vetme”, deklaroi Vuçiq në konferencën e përbashkët me kancelaren Merkel, pas takimit të tyre në Berlin.

Presidenti i Serbisë pohon se Gjermania nuk e mbështet Serbinë vetëm ekonomikisht, por edhe politikisht. Ai e quajti Gjermaninë një prej vendeve më të rëndësishme.

Presidenti i Serbisë u shpreh i vetëdijshëm që vendin e tij e presin detyra të shumta. Ndërsa ndër kushtet kryesore është realizimi i kapitujve 23 dhe 24 si dhe kërkesa për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.  “Serbia e di që rregullimi i raporteve me Kosovën është një pengesë e madhe në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, u shpreh Vuçiq.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.