🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,879 ▲ +0.24% ETH $2,243 ▲ +0.86% XRP $1.1603 ▼ -2.27% SOL $89.7400 ▼ -1.14%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

ROMË – Papa Leone XIV kërkon rregulla etike për IA-në: Njerëzimi rrezikon të bëhet viktimë e shpikjeve të veta

VATIKAN, 28 gusht /ATSH-ANSA/- Papa Leone XIV paralajmëroi sot se zhvillimi me ritme të shpejta i Inteligjencës Artificiale mund ta vendosë njerëzimin përballë rrezikut që të bëhet “viktimë e shpikjeve të veta”, duke kërkuar krijimin e një kuadri etik për përdorimin e IA-së dhe teknologjive të tjera digjitale.

Gjatë një takimi në Vatikan me anëtarë të Institutit Ndërkombëtar të Shkencave Administrative, papa Leone tha se ritmi i zhvillimit të Inteligjencës Artificiale ngre pikëpyetje serioze për aftësinë e njerëzimit për të kontrolluar këto teknologji.

“Një nga problemet serioze sot është fakti se vendimet që lidhen me jetën njerëzore po u besohen makinerive”, paralajmëroi ai.

Ai theksoi nevojën për të ruajtur rolin e pazëvendësueshëm të inteligjencës njerëzore përballë teknologjive të reja dhe u kërkoi autoriteteve publike të marrin vendime duke pasur në qendër të mirën e njerëzimit.

Papa kërkoi gjithashtu krijimin e një kuadri etik që të udhëheqë zhvillimin dhe përdorimin e Inteligjencës Artificiale dhe mjeteve të tjera digjitale.

Sipas tij, këto teknologji po përqendrohen gjithnjë e më shumë në duart e aktorëve të mëdhenj ekonomikë dhe teknologjikë, ndërsa qeveritë po përballen me vështirësi në ushtrimin e një mbikëqyrjeje efektive.

“Duhet të sigurohemi që e mira e familjes njerëzore të mos sakrifikohet për interesat private”, u shpreh papa Leone XIV.

Ai u bëri thirrje studiuesve dhe institucioneve publike të vazhdojnë kërkimet për mënyra që teknologjitë digjitale të vendosen në shërbim të njeriut.

“Duhet të kontribuojmë në humanizimin e teknologjive digjitale, në mënyrë që ato t’i shërbejnë jetës dhe paqes”, tha papa.

Ai iu referua gjithashtu enciklikës së tij të parë, “Magnifica humanitas”, kushtuar mbrojtjes së njeriut në epokën e Inteligjencës Artificiale. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.