Politika

Rama bllokon të gjitha prokurimet publike

Kryeministri Rama me një vendim qarkullues ka vendosur pezullimin e prokurimeve publike pa afat.

Sipas vendimit pezullohet nisja dhe vijimi i të gjitha procedurave të prokurimeve të fondeve në dispozicion të ministrive dhe agjencive shtetërore.

Ditët e fundit nga ministrat teknikë të PD u shpallën disa tendera dhe prokurime publike me vlerë miliona euro.

VENDIM
Nr. 482, datë 5.7.2017

PËR PEZULLIMIN E PËRKOHSHËM TË PROCEDURAVE TË PROKURIMIT, PËR

VITIN 2017

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 16 e 40, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për

menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 10, të ligjit

nr.130/2016, “Për buxhetin e vitit 2017”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Pezullimin e përkohshëm të fillimit dhe të vijimit të procedurave të prokurimit të fondeve në dispozicion të njësive të qeverisjes qendrore dhe të autoriteteve kontraktore në varësi të tyre, për vitin 2017.

Përjashtohen nga ky rregull kontratat e nënshkruara para hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe prokurimet për blerjet me vlerë të vogël.

Me kërkesë të argumentuar të titullarit të autoritetit kontraktor, për raste të veçanta dhe të nevojave urgjente, me miratimin e Kryeministrit, mund të lejohet vijimi i një procedure prokurimi.

Ngarkohen të gjitha institucionet e qeverisjes qendrore, institucionet në varësi të tyre dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.

  • Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button