Kronika

Meta paralajmëron mazhorancën për ligjin e gjyqtarëve: Atentat ndaj kushtetutës, grushtit të shtetit i përgjigjem me dekret

“Presidenti ka për detyrë që grushtit të shtetit t’i përgjigjet me dekrete”. Kështu deklaroi presidenti Ilir Meta në një dalje të jashtëzakonshme për mediat, duke paralajmëruar kështu se do të kthejë sërish në Kuvend ligjin për betimin e gjyqtarëve.

Gjatë fjalës së tij kreu i shtetit teksa ripërsëriti disa herë togfjalëshin ‘grusht shteti’, theksoi se garantimi i të drejtave të qytetarëve është mbrojtja e Kushtetutës.

“Dhe në të ardhmen do i përgjigjet me dekrete. Po ashtu do i drejtohet qytetarëve në mbrojtje të Kushtetutës. Ajo është e vetmja gjë që garanton unitetin tonë. Pavarësisht se dikush nga Jugu, dikush nga Veriu, dikush socialist e dikush demokrat. Kemi shumë ndarje, por e vetmja gjë që na bashkon është Kushtetuta. Presidenti do të bëjë çdo gjë në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë. Ju ftoj që të përqendroheni tek kjo çështje. Do përpiqen që të largojnë vëmendjen me lloj-lloj shashkash.

Por me rëndësi është mbrojtja e rendit kushtetues, që kërcënohet nga një grup mafioz dhe jo nga PS. Ajo ka meritën e saj për ndryshimet kushtetuese në 2008. Por një grup mafioz që punon kundër interesave publike. Është armik i qartë i shtetit të së drejtës.”, tha Meta.

Teksa u pyet në lidhje me reformën zgjedhore dhe bashkitë që aktualisht janë pa kryetarë bashkie, Meta tha: “Pyetjet tuaja meritojnë vëmendje ndoshta për një rast tjetër. Unë dola këtu me një qëllim të qartë për rrezikun e madh të një grushti shteti për qytetarët, për liritë e tyre, dhe nuk dua që ta zhfokusojë vëmendjen time. Kjo është çështje madhore. Ka kaq shumë probleme sa është ku thërret qahmeti. Respekti im për Komisionin e Venecias është i palëkundur. Nëse në rastin e parë thashë se do shkojë në Komisionin e Venecias, dhe nuk shkova se nuk mund duke me rendësi. Tani jam i detyruar që të shkojë në Venecia dhe Europa demokratike të kuptojë se çfarë po ndodh këtu dhe ku një grup njerëzish përmes një grupi njerëzish kërkon që ta kthejë këtë vend në një burg të madh por me ngjyra.”.

I ashpër ka qenë në reagimin e tij presidenti Ilir Meta sa i takon ligjit të ri për betimin e gjyqtarëve, që Kuvendi miratoi të mërkurën, ndërsa e ka cilësuar këtë hap të maxhorancës një atentat ndaj Kushtetutës. Ai përsëriti qëndrimin e tij se qeveria po tenton që të bëjë grusht shteti, ndërsa theksoi po tentohet kontrolli mafioz për të pasur në dorë Gjykatën Kushtetuese.

“Bazuar në kërkesën e Kuvendit dhe më pas të presidentit, Komisioni i Venecias i konfirmoi Kuvendit se në 13-14 shkurt do të vinte një delegacion. Kuvendi i Shqipërisë në mënyrë të pabesë, të pamoralshme, ndërkohë që anëtarët e Venecias mbërritën në Tiranë, në 12 shkurt votuan në seancën plenare, në errësirë të plotë ligjit për disa ndryshime mbi emërimin e gjyqtarëve, duke ia hequr të drejtën e betimit para Presidentit.

Dhunohet neni 129 i Kushtetutës dhe parimet themelore të Kushtetutës. Votimi i këtij ligji është atentat i rëndë i mazhorancës ndaj Kushtetues, me qëllimin e vetëm kontrollin mafioz të qeverisë në Gjykatën Kushtetuese. Ky proces kërkon të nxi integritetin e punonjësve të gjykatës

Kjo s’do të pranohet kurrë nga presidenti. Ky nxitim, është fyerje që i bëhet organizmave, Komisionit të Venecias, ambasadave, ambasadorëve, që dolën në krah të mazhorancës, për të kërkuar thirrjen e Komisionit të Venecias, për këtë çështje aq e thjesht sa dhe vet abetarja. Me këtë krim, mazhoranca ka zhvleftësuar rëndësinë e tyre (Komisionit të Venecias). I kërkoj ndjesë Komisionit të Venecias që u keqpërdor nga mazhoranca në funksion të fillimit të realizimit të grushtit të shtetit.

Republika po përjeton gjendjen e rëndë të kapjes së shtetit. Unë konfirmoj se do të marr pjesë në seancën plenare të komisionit të Venecias ku do t’i njoh të gjithë të pranishmit me fakte dhe më të rënda të përpjekjes për të realizuar një grusht shteti në këtë vend. Rilindja është teatri dhe estrada nr. 1 e këtij shteti dhe e këtij populli.”, tha Meta.

 

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button