☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.85 ▼1.27%
ARI 4,787 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,117 ▼ -0.12% ETH $2,144 ▲ +2.1% XRP $1.3489 ▲ +0.77% SOL $80.9600 ▼ -2.22%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.85 ▼1.27 % ARI 4,787 ▼0.54 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.85 ▼1.27 % ARI 4,787 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Politika

Meta: Prioritet zgjerimi i sektorit privat, mundëson punësimin

Konferenca-për-shtyp-e-Kryetarit-të-Kuvendit-të-Shqipërisë-Ilir-Meta-2-525x350Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë e çertifikimit të një grupi të rinjsh në Paskuqan, të cilët përfunduan një trajnim disamujor për gjuhët e huaja, anglisht dhe italisht, në përpjekje për t’u përgatitur për tregun e punës.
Duke folur gjatë këtij aktiviteti, Meta tha se ky është vetëm fillimi një projekti afatgjatë, që lidhet me prioritetin që do t’i jepet formimit profesional. “Mësimi i gjuhëve të huaja për të rinjtë nuk është luks, por domosdoshmëri për t’u integruar në tregun e ri të punës, sidomos në sektorin e shërbimeve”, tha Meta.
Sipas kryetarit të LSI-së, tregu i kufizuar i punës ka qenë një pengesë serioze deri tani, ndaj formimi profesional i këtyre muajve për të rinjtë e Paskuqanit do të ndihmojë shumë shpejt për krijimin e vendeve të reja të punës në këtë zonë.
Lideri i LSI-së shtoi se jo të gjithë mund të punojnë në administratë, pasi kjo është e pamundur, ndaj zgjerimi i sektorit privat është një prioritet për të realizuar objektivin kryesor, që është punësimi.
“Mbështetja e këtij sektori do të bëjë të mundur punësimin e të gjithë atyre që duan të punojnë. Këtu ka një popullsi mjaft aktive, ka një rini mjaft aktive, e cila kërkon të integrohet në tregun e punës në shoqëri dhe ne do të bëjmë gjithçka për t’i dhënë mbështetjen më të plotë”, u shpreh Meta në takimin me të rinjtë.
Të rinjtë e Paskuqanit që u pajisën me çertifikata, ju nënshtruan një kursi intensiv gjatë muajve të verës për gjuhët e huaja. Pritet që shumë shpejt, me ardhjen e një kompanie të huaj që do të hapë një filial në këtë zonë, ata do të kenë mundësi të ushtrojnë aftësitë e tyre në biznesin e “call-center”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.