Meta reagon pas akuzave të Ramës: Nuk dua të merrem me deklaratat e “një zonje të nderuar si gruaja e Bilalit”
Në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun bullgar, Presidenti Ilir Meta u pyet mbi akuzat që lëshoi kryeministri Edi Rama nga Parlamenti.
“Nuk do dëshiroja të shprehesha për çështje të brendshme, aq më tepër të merresha me një zonjë të nderuar si gruaja e Bilalit, që e njohin gjithë shqiptarët. Ajo që është e rëndësishme është se Presidenti i Bullgarisë është këtu, na mbështet për negociatat. Kushtet ndaj vendit tonë kanë ardhur duke u shtuar, dhe që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit dhe me luftën kundër fenomeneve të tilla, për të cilat raportet botërore tregojnë kush e ka përgjegjësinë. Shpresojmë të ecim megjithatë drejt një mundësie pozitive”, – u shpreh Meta.[poll id=”36″]



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.