Politika

Meta takon Di Maio-n: Italia, partner strategjik

Presidenti Ilir meta zhvilloi një takim në Romë me ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio.

Takimi u zhvillua gjatë punimeve të konferencës ndërkombëtare “Rrugë të reja për t’u përkujdesuar – Bota pas Pandemisë së COVID-19″.

Meta theksoi në një reagim se, “Italia është një partner strategjik i Shqipërisë, me rol proaktiv në mbështetje të perspektivës tonë europiane, marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale me të cilën meritojnë të fuqizohen më tej, në të gjitha fushat”.

“Komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali, urë e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve”, shtoi Meta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button