roze
Metamorfoza e Kristen Stewart
Angazhimet profesionale e kanë mbajtur për pak kohë larg vëmendjes së mediave rozë dhe kur u kthye, ishte e transformuar.
Kristen Stewart u shfaq bjonde dhe me flokë të shkurtra në premierën e filmit të saj të fundit, “Personal Shopper”.
Aktorja shpjegoi pse hoqi dorë nga flokët brune, edhe pse përkohësisht.
“Flokët e shkurtra janë më praktike. Nuk më duhet shumë kohë për t’i rregulluar dhe nuk më besdisin kur vendos helmetën”, tha ajo.
Me këtë të fundit, 26-vjeçarja i referohej rolit të saj në filmin që është duke u xhiruar, “Underwater” me regjisor William Eubank dhe ku luan inxhinieren mekanike që punon mbi një platformë detare naftënxjerrëse.