Mijëra paund për të vrarë Elton John
Ish-truproja e David Gest ka deklaruar se ky fundit ka menduar ta paguante një vrasës me një shumë prej 40 mijë paundësh për të vrarë Sir Elton John, i cili aludoi se Gest ishte homoseksual.
Ikona e muzikës Sir Elton përflitet se ka bërë një koment diskretitues për martesën e David me aktoren Liza Minnelli në 2002, duke thënë me shaka: “Do doja t’i blija Liza-s një bashkëshort heteroseksual”.
Imad Hadid, i cili ka punuar me David që prej vitit 2002, ka thënë se David nuk e priti aspak mirë shakanë rreth seksualitetit të tij.
Ai dha në fillim gjysmat e parave në mënyrë që të kryhej vrasja, por David u pendua dhe i kërkoi vrasësve të mos e kryenin këtë krim dhe kërkoi që t’i ktheheshin paratë. Por vrasësi ktheu vetëm një pjesë të tyre, duke bërë që David të humbiste rreth 12.000 paund, por të paktën Elton është gjallë, shkruan “Daily Mail”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.