⛈️
Tiranë 19°C · Stuhi 12 June 2026
S&P 500 7,394 ▲1.75%
DOW 50,849 ▲1.86%
NASDAQ 25,810 ▲2.54%
NAFTA 85.84 ▼2.13%
ARI 4,262 ▲3.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $63,382 ▲ +3.56% ETH $1,672 ▲ +3.74% XRP $1.1410 ▲ +4.55% SOL $66.7400 ▲ +6.67%
S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 85.84 ▼2.13 % ARI 4,262 ▲3.59 % S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 85.84 ▼2.13 % ARI 4,262 ▲3.59 %
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
12 Jun 2026
Breaking
Sporti

Milan, harroje Lewandowski-n! Polaku preferon Juventusin, Arabia dhe SHBA-të e joshin

Klubi bardhezi parakalon atë kuqezi për sulmuesin me eksperiencë, duke i besuar një rol lideri sezonin e ardhshëm. Edhe Arabia e Mls janë të interesuara për lojtarin e Barcelonës.

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t nuk ishte në tribunën e “San Siro” vetëm për të parë Milan-Juventus. Prokuratori izraelit ndodhej në Itali edhe për të ardhmen e njërit prej klientëve të tij më të mirë.

Kontrata e polakut me Barcelonën skadon pas pak më shumë se dy muajsh, duke hapur skenarë të rinj për sulmuesin që mbush 38 vjeç në gusht. Në Spanjë shkruajnë se Juventusi dhe Milani duan të bëjnë goditjen me parametra zero. Dhe Juventusi është përpara në raport me rivalët.

Takimi mes drejtuesve juventinë dhe agjentit ka hedhur bazat para bisedimeve konkrete, mbi të gjitha për rolin që do të ketë Lewandowski në skuadër. Për pagën, Juventusi mund të shkojë deri në 6 milionë euro për një kontratë për sezonin 2026/27. Më pas do të vlerësohet e ardhmja nga të dyja palët, ndërsa polaku duket se intrigohet nga ideja për të qenë lider në një klub prestigjioz.

Gjatë këtij sezoni me Barcelonën sulmuesi ka luajtur më pak se 40% të ndeshjeve të kampionatit si titullar. Edhe në Champions kundër Atletico Madrid Flick preferoi Ferran Torres. Sinjale që tregojnë se aventura katalanase po shkon drejt mbylljes.

Ashtu si për Alisson, një tjetër objektiv bardhezi, gjithçka fokusohet te motivimi. Sepse nga Saudi Pro League dhe Mls me siguri ka oferta me paga më të larta. Milani në anën tjetër po sheh të tjerë sulmues, si Zirkzee dhe Sorloth, kështu që Juventusi e ka rrugën të lirë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.