roze
Miley Cyrus vazhdon të “ngacmojë” Meksikën
Meksika ka nxjerrë pjesën më rebele të Miley Cyrusit. Në kohën që po performonte në Monterrej në kuadër të turit botëror Bangerz, 21-vjeçarja vuri flamurin meksikan tek të pasmet e saj, gjë që shkaktoi shumë polemika.
Por, në Guadalahara këngëtarja shkoi edhe më tej duke vënë në hundë një penis gome që ishte i lidhur me një palë syze pa xhama dhe me vetulla të zeza.
Tashmë, Cyrus ka lënë Meksikën, por turi i saj me surpriza në Amerikën e Jugut do të vazhdojë në Brazil, Kili dhe Argjentinë përpara se të shkojë në Zelandën e Re dhe Australi.