Bota

Ministri i Ekonomisë jep dorëheqjen pas dyshimeve për korrupsion

Ministri japonez i Ekonomisë, Akira Amari dha sot dorëheqjen pas dyshimeve për ryshfet, lëvizje që vë në vështirësi qeverinë e kryeministrit, Shinzo Abe.

Në një artikull të botuar javën e kaluar, revista ”Shukan Bunshun” hedh dyshime se Amari dhe dy nga sekretaret e tij kishin përfituar 101 mijë dollarë nga një kompani ndërtimi në shkëmbim të favoreve, në një mosmarrëveshje me Agjencinë e Rilindjes Urbane, e mbështetur nga qeveria.

Partitë e opozitës kritikojnë Amarin lidhur me dyshimet si edhe kryeministrin për caktimin e tij në këtë post.

Amari konsiderohet krahu i djathtë i Abes në politikat ekonomike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button