☁️
Tiranë 7°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,155 ▼ -4.25% ETH $1,989 ▼ -4.03% XRP $1.3300 ▼ -2.53% SOL $82.9700 ▼ -4.48%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kronika

Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Crosetto: Baza ajrore e Kuçovës rrit sigurinë në një zonë të rëndësishme strategjike për NATO-n

Ministri i Mbrojtjes i Italisë Guido Crosetto, në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare tha se baza ajrore e Kuçovës është një simbol i prekshëm i angazhimit të Aleancës së NATO-s për të përballuar së bashku sfidat e së tashmes dhe së ardhmes.

Crosetto tha se ideja që Shqipëria të riaktivzojë industrinë e prodhimit të armëve është një ide e rëndësishme dhe kur të ketë propozime konkrete edhe Italia do të arsyetojë mbi mundësinë për të investuar.

“Kjo bazë mbulon të gjithë Ballkanin. Kjo bazë na jep mundësi për të rritur sigurinë në një zonë të rëndësishme strategjike për NATO-n dhe Europën. Edhe roli i Shqipërisë rritet përmes kësaj baze ajrore”, tha Crosetto.

“Ne po punojmë shumë që të mos ketë acarim të situatës në Ballkan, veçanërisht në Kosovë. Ne kemi prezencë të trupave të Italisë në Kosovë. Ka pasur mijëra trupa italianë përgjatë viteve në Kosovë, pasi kemi qenë dhe jemi një vend që kemi bërë amortizuesin mes tensioneve të dy vendeve”, tha Crosetto.

“Kjo ka ndodhur edhe në muajt e fundit, ku kemi arritur të qetësojmë tensionet e krijuara në veri të Kosovës. Kemi bashkëpunuar me vendet mike, si Shqipëria. Kjo dëshmohet edhe nga marrëdhënia mes Presidentes Meloni dhe Kryeministrit Edi Rama që janë shumë miqësore. Kjo ndihmon shumë në marrëdhëniet mes dy vendeve. Është e rëndësishme që në këtë moment dhe në një zonë si Ballkani, duhet më shumë që sa më shumë vende të luftojnë bashkërisht për paqen”, tha Crosetto.

“Ideja e Shqipërisë për t’u rifutur në industrinë e armatimit është e rëndësishme. Të gjitha vendet janë në një moment ku po pajisen me armatim. Kjo sepse vështirësia e kohës, luftërat, siguria lipsin dhe një nevojë për të forcuar kapacitetin prodhues për armatim. Të gjitha vendet po e bëjnë dhe do ishte mirë ta bënte dhe Shqipëria. Italia ka investuar në shumë drejtime në Shqipëri dhe nëse do ketë propozime, do arsyetojmë dhe për mundësinë e investimit në këtë sektor”, përfundoi ministri Italian i Mbrojtjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.