🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 106.42 ▲6.29%
ARI 4,611 ▼4.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,626 ▼ -3.55% ETH $2,050 ▼ -4.57% XRP $1.3158 ▼ -3.26% SOL $79.0900 ▼ -6.37%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.42 ▲6.29 % ARI 4,611 ▼4.2 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.42 ▲6.29 % ARI 4,611 ▼4.2 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kronika

Ministri i Mjedisit, letër të hapur për kandidatët e 21 Qershorit

Kërkon prej kandidatëve për kryetarë bashkie dhe komuune  t’i kushtojnë më shumë vëmendje mbrojtjes së mjedisit.

Përmes një letre të hapur, ministri i Mjedisit, Lefter Koka, u kujton kandidatëve se në bazë të ligjit për pushtetin vendor kanë përgjegjësinë dhe detyrimin për të ruajtur dhe mbrojtur mjedisin, për të siguruar vendgrumbullimet e mbetjeve, përpunimin e tyre etj.

“Duke marrë në konsideratë këtë moment tejet të rëndësishëm për mbarë vendin, dëshiroj të sjell në vëmëndjen tuaj rëndësinë e mjedisit, si faktor jetik në jetën e shqiptarëve, si baza e shëndetit publik dhe i standardeve të jetesës së qytetarëve. Për këtë arsye ju nxis publikisht që në programet që ju keni filluar të shpalosni përpara qytetarëve, duhet të përfshini dhe përmirësimin e situatës së mjedisit që shtrihet në territorin që ju do të administroni”, shkruan Koka.

Ministri kërkon që kandidatët në fushatë të shpalosin përpara qytetarëve programe të qarta se si do të kryejnë përmbushjen e detyrimeve ligjore për të siguruar një mjedis pastër e të shëndetshëm.

“Puna jonë tregon që nëse vërtet punohet dhe ka frymë bashkëpunimi, kemi edhe shpresën për të përmirësuar mjedisin që na rrethon dhe që na e ka ofruar natyra shqiptare. U apeloj të gjithë kandidatëve, qofshin ata të majtë, të djathtë apo të pavarur, le të jetë kjo fushatë zgjedhore për pushtetin vendor një fushatë model duke trajtuar me seriozitet problemet e mjedisit, dhe të mos trajtohen vetëm si premtime, por të bëhen propozime konkrete dhe të ofrohen zgjidhje pas 21 Qershorit. Mjedisi nuk i përket asnjë spekteri politik, por të gjithë shqiptarëve”, thuhet më tej në letrën e hapur të ministrit të Mjedisit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.