Ministria e Ekonomisë nxjerr në shitje 85 objekte në të gjithë vendin, ja lista
Ministria e Ekonomisë ka përfshirë në proces shitje 85 objekte në pronësi shterore, me rëndësi jo strategjike që shtrihen në të gjithë vendin. Objektet janë ndarë në dy paketa dhe planifikohen të shiten këtë vit.
Sipas ligjit për privatizimin e këtyre objektëve formula e privatizimit është ndarja e aksioneve të shoqërisë në paketë aksionesh është paketa e aksioneve që i ofrohet blerësit. Kjo paketë shitet me lekë.
Paketa e aksioneve për ish-pronarin e truallit është pjesa e aksioneve me të cilat ish-pronari i truallit hyn në shoqërinë tregtare pa pjesëmarrjen në ankand.
Ish- pronarët e truallit si subjekte kërkuese kanë të drejtë të marrin aksione në përpjesëtim me vlerën e truallit të njohur, në bazë të vendimit të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Vlera e truallit përcaktohet sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi. Kompensimi në përqindje, i caktuar në raport me pjesën tjetër të kapitalit të shoqërisë, mbetet i pandryshuar, pavarësisht nga rezultatet e ankandit.
Paketa e aksioneve për publikun është pjesa e aksioneve që i ofrohet publikut dhe punonjësve të shoqërisë në këmbim të bonove dhe lekëve të privatizimit. Punonjësit e shoqërisë kanë të drejtë të shkëmbejnë me vlerë nominale bonot e tyre dhe ato të familjes me aksione të shoqërisë. Punonjës të shoqërisë konsiderohen punonjësit aktualë dhe ata të trajtuar me asistencë sipas ligjit nr. 7521, datë 30.10. 1991 ” Për përkrahjen sociale për personat që dalin pa punë nga zbatimi i reformës ekonomike”, një vit para publikimit të shoqërisë për privatizim. Paketa e aksioneve shtetërore është pjesa e aksioneve që mbahen nga shteti.
Ministria e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit përcakton formulën e privatizimit pas përcaktimit të pjesës se aksioneve për ish-pronarët e truallit dhe punonjësit e shoqërisë dhe, së bashku me dokumentacionin përkatës të shoqërive, i vë në dispozicion të Agjencisë Kombëtare të Privatizimit.
Forma e privatizimit të Paketave të aksioneve të shoqërive tregtare është ankandi, i cili organizohet nga Agjencia Kombëtare e Privatizimit. Në raste të veçanta Këshilli i Ministrave cakton si formë privatizimi tenderin dhe, në përfundim të tij, vendos për privatizimin e paketës së aksioneve.
Privatizimi për paketat e aksioneve të shoqërive tregtare, nëpërmjet ankandit, zbatohet fillimisht për paketën që i ofrohet blerësit.
Nga të ardhurat e shitjes së paketës së aksioneve përfitojnë: Agjencia Kombëtare e Privatizimit 5 për qind të vleftës fillestare të shpallur. Kjo vleftë kalon në degën e thesarit për llogari të Agjencisë Kombëtare të Privatizimit. Ministria e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit 20 për qind të vlerës së shitjes, për fond zhvillimi të ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare shtetërore dhe diferenca e vlerës së shitjes kalon në buxhetin e shtetit.
Paketa Nr.1
Paketa Nr.2