Ministria e Shëndetësisë: 304 të infektuar me COVID-19, 27 raste të reja në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përditësuar shifrat e të prekurve nga infeksioni COVID-19, ku të premten e 3 prillit raportohen 304 të infektuar, prej të cilave brenda 24 orëve janë evidentuar 27 raste të reja.
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli u shpreh se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive.
Në 24 orët e fundit janë testuar 112 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 27 raste të reja me COVID-19.
“Deri në këto momente janë testuar 2031 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 304 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç”, u shpreh Rakacolli.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Fier, Kavajë, Lezhë, Mirditë dhe Shkodër.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 146 raste
– Durrës 32 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 8 raste
– Fier 25 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 22 raste
– Lezhë 11 raste
– Berat 1 rast
– Has 8 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste