Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu: Numri i të prekurve parashikohet të rritet
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u shpreh sonte se për fat të keq parashikohen qindra të prekur në Shqipëri nga koronavirusi. Për të parandaluar këtë situatë, ajo u kërkoi qytetarëve që të zbatojnë rregullat me seriozitet maksimal. ‘Ne kemi disa skenarë, parashikojmë disa qindra të prekur në Shqipëri, që padyshim duhet t’u ofrojmë mundësi të marrin shërbimin. Por nëse nuk i zbatojmë rregullat, nëse nuk merr masat e duhura, vendos në rrezik sistemin shëndetësor, pasi nuk e përballon fluksin në spitale për rastet që duhet të trajtohen. Sistemi duhet të trajtojë të gjitha rastet për sëmundjet e tjera. Sa më shumë të zbatojmë masat do të kemi më pak kosto. Duhet të reflektojmë mbi sjelljen individuale” tha ministrja.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.