🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 104.79 ▲4.66%
ARI 4,700 ▼2.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,331 ▼ -2.78% ETH $2,042 ▼ -3.2% XRP $1.3082 ▼ -2.44% SOL $78.7900 ▼ -5.55%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.79 ▲4.66 % ARI 4,700 ▼2.35 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.79 ▲4.66 % ARI 4,700 ▼2.35 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Miratohet ligji “Për azilin”

0602-Gjate-seances-plenare-ne-Kuvend-Foto-Albert-Myftaraj-525x350Kuvendi miratoi sot me 78 vota ligjin e ri “Për azilin në Republikën e Shqipërisë” që synon konsolidimin e kuadrit ligjor në fushën e azilit, si dhe përafrimin e plotë të tij me atë të Bashkimit Evropian.
Ndër risitë kryesore që ligji “Për azilin” është integrimi i dy ligjeve ekzistuese në këtë fushë, atij të vitit 1998 “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”, si dhe i ligjit “Për integrimin dhe bashkimin familjar të personave që kanë përfituar azil”. Një tjetër risi e tij është ngritja e Komisionit Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët, si autoriteti i vetëm që trajton kërkesat për azil. Ky Komision po ashtu ka dhe kompetencën vendimmarrëse për ankimimet kundër vendimeve për azilin dhe refugjatët.
Projektligji, që ruan organizimin strukturor të ligjit kroat, parashikon kushtet dhe procedurat për dhënien dhe heqjen e azilit në Republikën e Shqipërisë, të drejtat dhe detyrimet e refugjatëve dhe të personave nën mbrojtje të përkohshme e plotësuese, përmbajtjen e statusit të refugjatit, të drejtën e tyre për bashkim familjar, si dhe parashikimin e kushteve për integrimin e refugjatëve e të personave nën mbrojtje plotësuese në Republikën e Shqipërisë.
Seanca e sotme e Kuvendit miratoi dhe vendimin për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të pr/ligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë sovrane dhe të zhdëmtimit, ndërmjet palës shqiptare, Bankës Vobecna Uverova Banka A.S,Sllovaki, dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania,Sh.A.,për kundërgarancinë e Bankës Vseobecna Uverova Banka A.S, Sllovaki, për marrëveshjen e garancisë Bankare ndërmjet operatorit të shpërndarjes së energjisë, elektrike, Sh.A, dhe Bankës Vseobecna Uverova Banka A.S,Sllovaki,dhe për marrëveshjen e huasë ndërmjet operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike, Sh.A dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania, Sh.a.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.