Politika
Miratohet Traktati për Ekstradimet Shqipëri-SHBA/ Gjonaj: Bashkëpunim më efektiv në luftën kundër krimit
May 17, 2021
0 Less than a minute
Traktati i Ekstradimeve Shqipëri-SHBA, është miratuar sot nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Përmes një postimi në “Twitter”, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, thekson se kjo marrëveshje ndihmon në luftën kundër krimit, në SHBA dhe Shqipëri.
“Nëpërmjet këtij traktati krijohet kuadri i ri rregullator ligjor për aplikimin e ekstradimit ndaj shtetasve të shteteve nënshkruese të marrëveshjes. Pas miratimit në Kuvend të këtij traktati, do të garantohet bashkëpunim më i efektshëm ndërmjet palëve për luftën kundër krimit”, shkruan Gjonaj.