☁️
Tiranë 16°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 104.83 ▲1.9%
ARI 4,572 ▲0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,367 ▼ -1.66% ETH $2,026 ▼ -1.5% XRP $1.3111 ▼ -2.73% SOL $80.4900 ▼ -4.08%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.83 ▲1.9 % ARI 4,572 ▲0.31 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.83 ▲1.9 % ARI 4,572 ▲0.31 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Mjeku Ulqinaku: Përditë kemi pacientë që duan të vetëvriten. Aplikohet eutanazia pasive

Mjeku Dritan Ulqinaku ishte i ftuar në “Wake Up” ku foli për pacientët që duan t’i japin fund jetës apo familjarët që kërkojnë mosndërhyrje nga mjekësia për zgjatjen e jetës së tyre.
Mjeku zbuloi se aplikohet eutanazia pasive thuajse çdo ditë pasi zgjedhin të mos vijojnë me mjekimet ekstra në mënyrë që të mos torturohen.

“Ndonëse mjekët kanë bërë Betimin e Hipokratit, në jetën e përditshme ndeshemi me një realitet që është i prekshëm çdo ditë. Përditë ka raste të tilla. Nga familjarët janë të shpeshtë. Shpesh herë, edhe në familjet tona kemi patur persona që kanë arritur një farë moshe, kanë disa sëmundje të caktuara që ndoshta bien në gjendje kome dhe mjekët thonë deri këtu jemi.

Do të vijojmë mjekimet ekstra por vjen një moment që familjari thotë, mos e torturo më. Kjo është edhe eutanazia pasive, kur mjekësia nuk ndërhyn për t’ia zgjatur jetën. Ndërsa kur ndërhyn për t’ia shkurtuar jetën quhet aktive”, tha mjeku.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.