Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 71.52 ▲0.27%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,643 ▲ +0.8% ETH $2,047 ▲ +0.95% XRP $1.3177 ▲ +1.87% SOL $79.2300 ▲ +1.42%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kosova

Mocioni: Me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim. Rrëzohet Qeveria Kurti

Me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim në natën e së mërkurës në Kuvendin e Kosovës është votuar mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Albin Kurti drejtoi ekzekutivin e vendit për vetëm 51 ditë, duke qenë kjo Qeveria më jetëshkurtër ndonjëherë në Kosovë.

Mocionin për rrëzimin e Kurtit e nisi Lidhja Demokratike e Kosovës, me të cilën Lëvizja Vetëvendosje ishte në koalicion qeverisës, raporton Gazeta Express.

LDK’ja e prishi koalicionin pasi Kurti shkarkoi pa paralajmërim ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe njëkohësisht nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një fjalim për të cilin tha se nuk do të donte ta mbante. Ajo e bindur tha se nuk do të voton asnjë mocion vetëbesimi që e kthen PAN’in në qeveri. “Ky është një fjalim që asnjëherë nuk do të doja ta mbaja sepse në qasëtin që unë po flas, Kosova po përballet me një sfidë të madhe, virusin Covid-19. Unë nuk e votoj asnjë mocion që e kthen PAN’in në qeveri”, është shprehur Osmani.

Kryeparlamentarja tha se me votimin e këtij mocioni rrezikohet të përhapet edhe një pandemi tjetër.

“Sot në Kosovë rrezikohet të përhapet edhe një pandemi tjetër, ajo e dehumanizimit dhe përçarjes. Kjo që po ndodh sot do të mbahet mend, sikur koronavirusi”. Tutje, ajo tha se ka repsketuar cdo parim të LDK’së dhe kryetarin e saj, Isa Mustafën, e të cilin edhe e citoi me disa fjalë. “Unë e kam respektuar çdo pikë që ka vendosur Mustafa. Po e citoj kreytarin Mustafën: Ata e kanë kultivuar korrupsionin dhe nepotizmin dhe nuk mund ta luftojnë asnjërën e tjetrën. Ata të vjedhjes së dhomës së dëshmive, ata që nënshkruan vërtetime të rrejshme për veteranët e luftës. Ata duhet të shkojnë të pastrohen në lavazh e jo të qeverisin. E kishte fjalën për partitë e PAN’it”, ka cituar Osmani.

Gjithashtu, për qëndrimet e veta, Osmani tha se ka të drejtë morale të flas në emër të elektoratit të LDK’së. “E kam të drejtën e plotë morale të flas në emër të elektoratit të LDK’së. Unë e di cila është kontrata që lidhëm me qytetarët. Ajo ka qenë jo koalicion me partitë e PAN’it. Dhe po luftimin e korrupsionit. Për këtë i kam qytetarët dëshmitarë. Unë jam kundër çdo marrëveshje me partitë e PAN’it”, ka thënë Osmani.

“Asnjë qëndrim nuk e kam ndryshuar. Para 6 tetorit, pas 6 tetorit dhe sot. Unë kam qëndruar fuqishëm në parimet që kam shpalosur para qytetarëve”.

Në fund, ajo tha se për vota kundër këtij mocioni është votë pro të ardhmes së vendit të saj. “Unë i bashkohem zërit të Qunit vullnetmirë. Unë do të votoj kundër mocionit. Sepse jam e bindur që do të votoj për të ardhmen e vendit tim. Do të votoj kundër çdo mocioni që Kosovën e len pa ministra si Vitia e Abdixhiku. Do të votoj kundër këtij mocioni që mund ta kthejë PAN’in në qeveri”, shtoi Osmani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.