Moska: Do të humabsim rreth 32 miliardë euro në vit për shkak të sanksioneve
Rusia do të humbasë rreth 32 miliardë euro në vit për shkak të sanksioneve perëdnimore dhe deri në 80 miliardë euro për shkak të rënies së çmimit të naftës, vlerësoi sot ministri rus i Financave, Anton Silouanov.
“Ne do të humbasim 40 miliardë dollarë (32 miliardë euro) në vit për shkak të sanksioneve dhe mund të humbasim nga 90 deri në 100 miliardë dollarë (72 deri në 80 miliardë euro) në vit për shkak të rënies së çmimit të naftës me 30 për qind”, njoftoi ministria ruse, e cituar nga agjencia e shtypit, “TASS”.
Si përgjigje ndaj sjelljes së saj në krizën ukrainase, Rusia u godit që prej pranverës nga një seri sanksionesh perëndimore të paprecedenta, që e dërguan ekonominë e saj buzë recesionit, duke shkaktuar kryesisht një rënie të monedhës së saj, rubla, që ka humbur një të tretën e vlerës përballë euros.
Ekonomia e Rusisë, ku gjysma e të ardhurave buxhetore varen nga nafta, ka rënë fuqishëm për shkak të rënies së çmimit të arit të zi, ku çmimi për fuçi ra nën 80 dollarë javën e kaluar, për herë të parë që prej katër vitesh, duke shkaktuar një shok të vërtet në tregjet financiare ruse.
Dhoma e ulët e Parlamentit, Duma, për pasojë ka votuar një buxhet në deficit me 0,6 për qind nga viti 2015 deri në vitin 2017, ndërkohë që rritja ekonomike ka me një ritëm prej 0,7 për qind në vit, sipas institutit federal të statistikave “Rosstat”.
Të angazhuar në një matje force me Perëndimin që prej bashkimit me gadishullin ukrainas së Krimesë në mas, Rusia ka pësuar largim masiv të kapitalit, që sipas Bankës Qendrore vlerësohet në rreth 128 miliardë dollarë këtë vit.