Kronika

MPB: Prurjet e Shkumbinit rrezikojnë banesat në disa fshtra të Fierit

bbSituata në disa prej akseve rrugore në vend paraqitet me probleme në qarkulli për shkak të reshjeve të shumta të shiut në 48 orët e fundit. Sipas informacioneve zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme deri në orën 15:30, po punohet me të gjitha mjetet dhe forcat e punës për të përmirësuar situatën. Ndërkohë emergjencat civile u apelojnë qytetarëve të telefonojnë në numrin 129 të Policisë së Shtetit apo në numrin 128 të Shërbimit Zjarrfikës, për çdo rast emergjence apo situatë problematike

Qarku Fier

Në grykëderdhje të lumit Shkumbin, në afërsi të fshatit Thanasaj, është çarë argjinatura fundore për shkak të prurjeve të mëdha. Si rezultat ujrat e lumit Shkumbin, po kthehen mbrapsht por gjithashtu ka prurje edhe nga deti, duke krijuar përmbytje në të gjithë zonën. Rreth 20 familjet e fshatit Thanas janë shpërngulur dhe po merren masa për evakuimin e familjeve nga fshati Çermë dhe Tërbuf të cilet rrezikohen. Në vendngjarje po punon 1 fadromë dhe familjet po transportohen për në zonën e evakuimit me rimorkiatorë edhe 2 eskavatorë të Bordit të Kullimit.
Ministria e Mbrojtjes ka dërguar 50 forca ushtarake, 3 fadroma, 2 traktorë me zinxhirë dhe 2 eskavatorë. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile ka udhëzuar Nënprefektin për angazhimin e mjeteve të rënda të subjekteve private në eleminimin e çarrjes së argjinaturës. Situata paraqitet ende e vështirë.

Qarku Elbasan

Aksi rrugor Cërrik-Gramsh është i pakalueshëm sepse në pjesën e poshtme për shkak se është rritur niveli i liqenit të HEC të Banjës, por funksionon rruga e sipërme Llixhat – Gramsh. Pas riparimit te urës së dëmtuar në stacionin e pompimit Çekin, aksi Elbasan–Gramsh nuk ka ndërprerje të qarkullimit të mjeteve. Në aksin Elbasan – Librazhd në vendin e quajtur Xibrakë janë larguar inertet nga subjekti i kontraktuar për mirëmbajtje dhe qarkullimi i mjeteve bëhet normalish në të dy senset. Në hyrje të qytetit të Peqinit nga aksi Rrogozhinë-Peqin është dëmtuar ura e varur që lidh Peqinin me fshatin Budlis, Njësia Administrative Pajovë.

Qarku Durrës

Gjatë orëve në vazhdim situata në qarkun e Durrësit është në përmirësim për shkak të ndërprerjes së reshjeve dhe uljes së nivelit të ujrave në lumenjtë Erzen dhe Ishëm. Në fshatin Katud i Ri, Njësia Administrative Katund i Ri, bashkia Shijak për arsye sigurie janë evakuuar 185 persona, banesat e të cilëve rrezikohen nga përmbytjet dhe janë strehuar tek të afërmit e tyre. Në bashkinë Shijak dhe në Njësinë Administrative Sukth, situata është përmirësuar ndjeshëm. Forcat e ushtrisë kanë shpërndarë ndihma për familjet në nevojë.  Gjithashtu po monitorohet edhe niveli i ujërave në zonat problematike dhe veçanërisht niveli i shtratit të lumenjve Erzen dhe Ishëm, të cilët për momentin janë në rënie

Qarku Tiranë

Në qarkun e Tiranës janë ndërprerë reshjet dhe situate është përmirësuar e po shkon në normalitet. Gjatë orëve në vazhdim prurjet në lumin e Lanës janë ulur dhe ujërat sipërfaqësore janë larguar nga disa rrugë dhe lagje të bashkisë të Tiranës. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndërhyrë me mjete pranë hotel Eklipsit, në segmentin rrugor Tiranë- Elbasan, për largimin e masivit të dheut që u krijua nga rrëshqitja. Aktualisht është rivendosur qarkullimi normal i mjeteve. Forcat dhe mjetet e Ndërmarrjes së Shërbimeve në bashkinë e Tiranës kanë riparuar urën e vogël që lidh segmentin rrugor “5 Maji” – Paskuqan.

Qarku Lezhë

Situata është e përmirësuar. Akset rrugore janë të kalueshme plotësisht. Në aksin e vjetër rrugore Lezhë-Zejmen-Pllanë ka prani të ujrave sipërfaqësore. Gjithashtu edhe në disa fshatra si Spiten, Zejmen, Markatomaj dhe Pllane. Hidrovoret në Tale dhe Ishull-Shengjin punojnë me kapacitet të plotë. Në disa zona fushore të rrethit Kurbin, megjithëse hidrovoret në Fushe-Kuqe dhe Adriatik funksionojnë me kapacitet të plotë, ka ende prani të ujrave sipërfaqësore, si në tokat bujqësore të Njësisë AdministrativeFushe-Kuqe. Në rrethin e Mirditës mbetet problem ura e Cekajve qe lidh Rreshenin me zonën e Kaçinarit,e cila është e pa kalueshme sepse ende ka rreth 1 m uji mbi nivelin e saj. Qarkullimi i mjeteve në këtë zonë bëhen në rrugën Kaçinar-Ungrej-Kreshte-Lezhe. Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen probleme për shkak të kushteve të motit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button