🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 18 March 2026
S&P 500 6,671 ▼0.68%
DOW 46,570 ▼0.9%
NASDAQ 22,320 ▼0.71%
NAFTA 98.08 ▲2.67%
ARI 4,879 ▼2.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,674 ▼ -3.1% ETH $2,218 ▼ -5.12% XRP $1.4546 ▼ -3.5% SOL $89.6100 ▼ -4.92%
S&P 500 6,671 ▼0.68 % DOW 46,570 ▼0.9 % NASDAQ 22,320 ▼0.71 % NAFTA 98.08 ▲2.67 % ARI 4,879 ▼2.58 % S&P 500 6,671 ▼0.68 % DOW 46,570 ▼0.9 % NASDAQ 22,320 ▼0.71 % NAFTA 98.08 ▲2.67 % ARI 4,879 ▼2.58 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Kosova

Mustafa: Gjykata Speciale nuk gjykon luftën e UÇK-së, por të individëve

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa tha të premten para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se krijimi i Gjykatës Speciale nuk e cenon pavarësinë e gjyqësorit në Kosovë.

mustafa-programi-qeveritar-nuk-u-p-euml-lqen-as-nd-euml-rkomb-euml-tar-euml-ve-q-euml-duan-t-euml-rrin-euml-100-vjet-n-euml-kosov-euml_hdMustafa këto komente i bëri në Kuvendin e Kosovës në interpelancën e thirrur nga lëvizja Vetëvendosje lidhur me krijimin e Gjykatës Speciale.

Sipas tij, veprimet e Qeverisë lidhur me Gjykatën Speciale mbështeten në letrat e shkëmbyera nga presidentja e Republikës, Atifete Jahajga me përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, në atë kohë, baroneshën Catherine Ashton, raporton Telegrafi.

Ai kujtoi deputetët se ky letërkëmbim është ratifikuar edhe në Kuvendin e Kosovës në vitin 2014.

Kreu i ekzekutivit të vendit, tha se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, ishte luftë për të mbrojtur pragun e shtëpisë.

“Ishte lufte për të mbrojtur pragun e shtëpisë. Ne besojmë në luftën e UÇK-së, prandaj sjellja e individëve nuk mund të identifikohet me luftën e pastër të UÇK-së”, ka thënë ai.

Por kryeministri i vendit tha se po respektojnë një proces të pavarur gjyqësor. “Ne po respektojmë plotësisht një proces të pavarur gjyqësor”, tha Mustafa, duke shtuar se me shpalljen e pavarësisë është e nënkuptueshme edhe marrja e vendimeve edhe kur ato janë të rënda.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.