☁️
Tiranë 16°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 96.26 ▲4.11%
ARI 5,012 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,144 ▲ +0.72% ETH $2,331 ▲ +2.53% XRP $1.5143 ▲ +2.9% SOL $93.8800 ▲ +0.03%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 96.26 ▲4.11 % ARI 5,012 ▲0.2 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 96.26 ▲4.11 % ARI 5,012 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Kosova

Mustafa: Prioritet i Qeverisë janë të zhdukurit

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka marr pjesë në takimin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, ku ka konfirmuar mbështetjen e Qeverisë për punën e këtij Komisioni si dhe për zbardhjen e fatit të të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë.

mustafa-prioritet-i-qeveris-euml-jan-euml-t-euml-zhdukurit_hd“Natyrisht se nuk është lehtë as për mua si kryeministër i vendit, ashtu siç nuk ka qenë lehtë edhe për z.Thaçi, i cili ka qenë para meje, që të përballojë problemet dhe pasojat, të cilat janë shumë të rënda, që kanë të bëjnë me njerëzit tuaj dhe tanë, të cilët janë të pagjetur”, tha kryeministri Mustafa.

“Sot jam këtu me ju, që t’iu shpreh përkushtimin tim të plotë, që së bashku me ju do të punojmë maksimalisht që të zbardhet fati i njerëzve tuaj dhe tanë, që nuk janë gjetur. Kjo çështje do të ketë prioritet në punët e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Do ta ketë prioritet edhe në takimet dhe marrëdhëniet me ndërkombëtarët, edhe këtu edhe jashtë, në mënyrë që të bëhet presion tek Serbia për të gjetur njerëzit tanë” ,tha ai.

Musafa premtoi se çështjen e të pagjeturve do ta ngrit edhe në dialogun që do të mbahet në Bruksel “dhe do të kërkohet që çështja e të pagjeturve të bëhet pjesë e zgjidhjes të çështjeve të cilat po diskutohen me Qeverinë e Serbisë”.

“Konsideroj se kjo është një çështje e cila na preokupon të gjithë neve dhe kjo është çështje e institucioneve të Republikës së Kosovës”.

“Ju shpreh edhe njëherë përkushtimin tim se do të bëj maksimumin që ta shtyjmë këtë proces përpara dhe ta përkrahim punën e këtij komisioni. Kemi vlerësime shumë të mira për punën e komisionit dhe kryetarit të tij në këtë periudhë”.

“Do të vazhdojmë punën edhe më tutje në këtë profil dhe, në qoftë se ju keni propozime dhe sugjerime tjera, unë do të angazhoj bashkëpunëtorët e mi që të jenë më ju së bashku që t’i marrin të gjitha sugjerimet tuaja parasysh. Për ne është me rëndësi që ta bëjmë këtë punë dhe që sa më pak të kemi familjarë, por edhe anëtarë të Komisionit, të cilët janë të pakënaqur”, ka thënë kryeministri Isa Mustafa në fjalën e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.