Na ishte njehere nje teater!…

Sheme Bilbili ishte vjershėtor i njohur i atyre anėve. I bėnte njerėzit edhe pėr tė qeshur. Jo rrallė i fuste nė ca mendime bashkėfshatarėt qė s’dinin ē’tė thoshnin, ka apo nuk ka tė drejtė bilbili i maleve tona. Po ai kishte njė zakon apo quaje ves qė para se tė shkruante me molidhe fjalėt e bejteve dhe shakarave, i mendonte mirė e mirė. Qė tė mos e bezdiste Nuria me kėrkesat pėr t’i ēuar ca dru pėr vatrėn apo ta ēonte nė mulli, ia mbante nga bregu i lisave dhe ulej mbi njė gur tė madh. Mendonte, mendonte. Mbyllte edhe sytė nganjėherė pėr t’i patur ngjarjet sa mė tė qarta e jo tė turbullta siē i faniteshin nė ėndėrra. Do ti qė kur Nuria ndėrroi jetė dhe mbeti fillikat midis malesh, i biri, Iliri i bėri konak nė shtėpinė e tij nė Tiranė. Ngushtė e pa veten, po gjene frymėzimi nuk e kishte lėnė. Dilte andaj nga liqeni, ulej te ndonjė stol dhe llafoste edhe me veten. Kur dėgjoi se ishte bėrė njė gjemė andej nga qendra vajti vrap e nė shtėpi.U ngul para televizorit tėrė ditėn e lume, e shkoqiti mirė e mirė zallahinė dhe me stilolaps, jo mė me molidhe, shkruajti.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.