🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 106.42 ▲6.29%
ARI 4,611 ▼4.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,626 ▼ -3.55% ETH $2,050 ▼ -4.57% XRP $1.3158 ▼ -3.26% SOL $79.0900 ▼ -6.37%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.42 ▲6.29 % ARI 4,611 ▼4.2 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.42 ▲6.29 % ARI 4,611 ▼4.2 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kronika

Naço, raport kritik ndaj Prokurorisë: Nuk zbatohen politikat penale të qeverisë

Në bazë të një raporti për inspektimet e Ministrisë së Drejtesisë në Prokurori gjatë 2014-s, rezulton se politika penale e qeverisë nuk respektohet pothuajse fare. Ministri i Drejtësisë, teksa lexoi pika të këtij raporti, evidentoi probleme të rënda të gjetura gjatë kontrolleve në Sarandë, Durrës dhe Shkodër.

“Mosfillim procedimi, ndërkohë që kallëzohen veprime korruptive të personave konkretë, pa u kryer asnjë verifikim apo veprim proaktiv nga prokurori. Mosfillim procedimi, për shkak se kallëzimi nuk është paraqitur, ndërkohë që ky shkak nuk përfshihet në rrethanat, të cilat nuk lejojnë fillimin e procedimit. Mosfillim i procedimit, megjithëse janë kryer veprime të mirëfillta hetimore, apo kur nga materiali kallëzues del i domosdoshëm kryerja e veprimeve hetimore, për të provuar apo rrëzuar pretendimet e paraqitura”, deklaroi ministri Naço.

Ministri i Drejtësisë u shpreh se nuk do të donte të dublonte punën e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila e ka për detyrë të kontrollojë prokurorët, por ai shprehu shqetësimin se asnjë prokuror, nga ata që janë gjetur me shkelje të rënda, nuk është dërguar për procedim disiplinor.

“Sigurisht që në punën time nuk e kam parë këtë mjet ligjor, që ta kem si çekiç ndaj Prokurorisë dhe as nuk kam dashur që të dubloj punën e saj”, tha ministri i Drejtësisë, Nasip Naço.

Deputetët e Komisionit të Ligjeve shprehën shqetësimet e tyre, ndërsa e kanë konsideruar flagrante jo vetëm faktin, që prokurorët janë në drejtim të kundërt me politikat penale të qeverisë, por edhe për faktin që prokurori i Përgjithshëm nuk iu pëgjigjet as formalisht kërkesave të bëra nga Ministria e Drejtësisë.

“Mua më rezulton se ata, në këto raste kanë ecur në drejtim totalisht të kundërt me orientimet e politikës penale”, tha deputetja socialiste Vasilika Hysi.

“Jam i shqetësuar nga fakti që prokurori i Përgjithshëm nuk dënjon t’i kthejë përgjigje Ministrisë së Drejtësisë për rekomandimet e sjella. Ky është një detyrim që e njeh edhe ligj vet për zyrën e Prokurorisë së Përgjithshme, duke ia njohur si detyrim ndaj tij. Në dijeninë time kjo është një gjë e përsëritur, pasi edhe vitin e kaluar kam përshtypjen që është ngritur i njëjti shqetësim”, tha kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa.

Ndërsa qeveria kërkon të ketë sa më pak dënime për të miturit dhe të jepen dënime alternative për ta, në më shumë se 90 për qind të rasteve prokurorët kanë kërkuar burgim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.