☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,655 ▼0.68%
DOW 52,833 ▼1.18%
NASDAQ 26,064 ▼1.01%
NAFTA 86.93 ▲3.01%
ARI 4,576 ▲0.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,500 ▲ +6.04% ETH $2,319 ▲ +10.99% XRP $1.2371 ▲ +15.65% SOL $86.9900 ▲ +5.93%
S&P 500 7,655 ▼0.68 % DOW 52,833 ▼1.18 % NASDAQ 26,064 ▼1.01 % NAFTA 86.93 ▲3.01 % ARI 4,576 ▲0.68 % S&P 500 7,655 ▼0.68 % DOW 52,833 ▼1.18 % NASDAQ 26,064 ▼1.01 % NAFTA 86.93 ▲3.01 % ARI 4,576 ▲0.68 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

NATO: KFOR-i do të sigurojë zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

NATO-ja tha përshëndeti marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë për ç’tensionimin e situatës në veri të Kosovës.
Në një deklaratë për media, zëdhënësja Oana Lungescu tha se misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, “do të luajë një rol themelor, për të siguruar zbatimin efektiv” të marrëveshjes.
Që nga 20 shtatori, serbët në veri të Kosovës kanë bllokuar vendkalimet kufitare me Serbinë: Jarinjë dhe Bërnjak.

Kjo ka ndodhur pasi Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shoferët e makinave me targa të Serbisë, t’i zëvendësojnë ato me targa të përkohshme derisa vozisin në Kosovë.

Masa të ngjashme për makinat me targa të Kosovës, Serbia ka zbatuar tash e sa vite.

Për të mbikëqyrur procesin, Kosova ka dërguar në veri edhe njësitë speciale policore.

Me marrëveshjen e arritur të enjten në Bruksel, serbët do t’i heqin bllokadat, njësitë speciale të policisë do të tërhiqen nga Jarinja dhe Bërnjaku dhe atje do të vendoset KFOR-i, ndërsa në targa të të dyja palëve do të vendosen përkohësisht letra ngjitëse.

Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë u ndërmjetësua nga Bashkimi Evropian.

NATO-ja vazhdon të mbështesë fuqishëm dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe përpjekjet e tjera që synojnë normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës. Kjo është rruga e vetme drejt arritjes së një marrëveshjeje të qëndrueshme politike për rajonin dhe është kyçe për stabilitetin e të gjithë rajonit”, tha Lungescu.

Ajo paralajmëroi se sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të presë të premten në takim të dërguarin e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.