☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,652 ▼0.72%
DOW 52,849 ▼1.15%
NASDAQ 26,035 ▼1.12%
NAFTA 86.53 ▲2.54%
ARI 4,577 ▲0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,616 ▲ +6.49% ETH $2,330 ▲ +11.72% XRP $1.2684 ▲ +19.77% SOL $87.0200 ▲ +6.77%
S&P 500 7,652 ▼0.72 % DOW 52,849 ▼1.15 % NASDAQ 26,035 ▼1.12 % NAFTA 86.53 ▲2.54 % ARI 4,577 ▲0.7 % S&P 500 7,652 ▼0.72 % DOW 52,849 ▼1.15 % NASDAQ 26,035 ▼1.12 % NAFTA 86.53 ▲2.54 % ARI 4,577 ▲0.7 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

CNN me artikull për shtegun ndërkufitar, vë në pah bukuritë natyrore të Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi

Shtegu i gjatë rreth 193 kilometra, përshkon Bjeshkët e Nemuna dhe kalon nëpër territorin e tri shteteve.

Sipas CNN, udhëtarët mund ta nisin ditën në njërin shtet dhe ta përfundojnë atë me një darkë tradicionale në një shtet tjetër, pa hasur pika të dukshme kufitare që do ta prishnin përvojën e ecjes.

Në fokus të këtij itinerari janë edhe Bjeshkët e Nemuna në Kosovë, të cilat ofrojnë peizazhe malore, maja të larta, livadhe me lule të egra, pyje dhe zona të thella natyrore.

CNN e përshkruan këtë pjesë të Ballkanit si një prej zonave të fundit të mëdha të egra në Evropë, ndërsa “Peaks of the Balkans” e rendit ndër shtigjet më të njohura ndërkufitare të ecjes në botë.

Shtegu mund të përshkohet për rreth 10 ditë, por mund të ndahet edhe në segmente më të shkurtra. Edhe pse nuk kërkon aftësi teknike të alpinizmit, ecja nëpër terrenin e thyer kërkon përgatitje të mirë fizike, pajisje të përshtatshme dhe kujdes gjatë ngjitjeve e zbritjeve.

Kosova, një nga pikat kryesore të itinerarit

Për Kosovën, shtegu paraqet një mundësi të rëndësishme për promovimin e turizmit malor dhe të Bjeshkëve të Nemuna në tregun ndërkombëtar.

Kalimi nëpër territorin e Kosovës u mundëson vizitorëve të përjetojnë një pjesë të natyrës së vendit larg zonave urbane, duke lidhur fshatrat malore dhe peizazhet e Bjeshkëve të Nemuna me itinerarin e përgjithshëm ndërkufitar.

Përveç natyrës, udhëtarët gjatë rrugëtimit mund të njihen edhe me mënyrën tradicionale të jetesës në zonat malore, mikpritjen e banorëve dhe ushqimet e përgatitura në shtëpitë lokale.

Shtegu është veçanërisht i rëndësishëm edhe për faktin se kalon nëpër një rajon që për dekada ishte i izoluar për shkak të zhvillimeve politike dhe kufijve të mbyllur.

Kur u hap në vitin 2006, itinerari u quajt fillimisht “shtegu i paqes”, me synimin që të ndihmonte në ndryshimin e perceptimit ndërkombëtar për këtë pjesë të Evropës.

Sipas guidës së shtegut, Dušan Dragosavljević, rajoni është ende i njohur në pjesën më të madhe të botës për konfliktet dhe luftërat e së kaluarës.

“Peaks of the Balkans është një mënyrë shumë e mirë për ta ndryshuar këtë imazh dhe të gjithë narrativën”, ka thënë ai.

Sot, në vend të kufijve dhe konflikteve të së kaluarës, vizitorët përballen me një tjetër realitet: maja malore, liqene, pyje, livadhe dhe fshatra të izoluara që e bëjnë këtë itinerar një prej përvojave më të veçanta të turizmit aventurier në rajon.

Për Kosovën, përfshirja në këtë itinerar ndërkombëtar përbën një mundësi për ta vendosur Bjeshkët e Nemuna dhe turizmin malor kosovar në hartën e destinacioneve evropiane për ecje dhe aventura./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.